Gjëndeni këtu

Në qershor të vitit 2017, UNFPA Albania dhe Infinit Plus lancuan krijimin e "Platformës së Medias për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues". Kjo është një iniciativë që synon krijimin e një rrjeti gazetarësh që bashkëpunojnë për çështjet që lidhen me shëndetin seksual dhe riprodhues, duke përfshirë dhunën me bazë gjinore, praktikat e dëmshme dhe mënyrën e jetesës së shëndetshme, me fokus të veçantë tek të rinjtë. Platforma do të përbëjë bazën e një rrjeti gazetarësh që do të mbështesin njëri-tjetrin për të raportuar mbi çështje për të cilat nuk flitet aq shumë.
 
UNFPA Albania lehtëson informacionin dhe ekspertizën për çështjet e ICPD dhe SDGve.
 
Me themelimin e kësaj platforme mediatike të ShSR, gazetarët do të gjejnë një portë të hapur për ide, lajme, histori, të dhëna dhe debate të hapura në media rreth edukimit gjithëpërfshirës seksual, planifikimit familjar dhe përdorimit të kontraceptivëve modernë, IST dhe HIV, shtatzënive të padëshiruara, martesat e fëmijëve dhe praktikat e dëmshme, shtatzënitë dhe abortet tek adoleshentet dhe ndikimin mbi edukimin dhe mirëqenien e të rinjve, fuqizimin e rinisë dhe pjesëmarrjen e të rinjve në marrjen e vendimeve që ndikojnë në jetën e tyre, luftën kundër dhunës dhe pabarazitë gjinore dhe shumë më tepër.
 
Të rinjtë do të gjejnë një burim lehtësisht të aksesueshëm informacioni, që nuk do të jetë vetëm virtual / online, por gjithashtu një platformë ku ata mund të shprehin shqetësimet e tyre, të bashkëveprojnë dhe të kenë debate dhe diskutime të hapura.
 
Lançimi i platformës u ndoq nga Zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Klodian Rrjepaj, Asistente Përfaqësuese e UNFPA Albania, Dr. Manuela Bello dhe 26 Gazetarë që përfaqësonin 19 media, media online dhe elektronike u bënë anëtare të kësaj platforme: IN tv, Tvsh , Gazeta Shqiptare, Ora News, Balkanweb, Scan Tv, Top Channel, Abc News, Lajme 24, Studio 24, Chanel One, Klan Tv, Freelands, Mapo, Shendeti.al, Gazeta Dita, Express, Vizion Plus, Panorama.