Gjëndeni këtu

Pabarazitë, dështimi për të mbrojtur të drejtat e grave më të varfra mund të minojë arritjen e objektivave për zhvillim, paralajmëron raporti i UNFPA. Nëse nuk adresohen urgjentisht pabarazitë dhe nëse nuk i fuqizojmë gratë më të varfra që t’i marrin vetë vendimet në lidhje me jetën e tyre, nuk do të arrijmë Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDGs), nënvizon raporti i UNFPA, Gjendja e Popullsisë së Botës 2017, publikuar sot nga UNFPA, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë.

Kostot e pabarazive, përfshirë ato në shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, rëndojnë mbi të gjithë komunitetin, shton raporti i UNFPA i titulluar “Botë të Ndara: Shëndeti dhe të Drejtat Riprodhuese në një Epokë Pabarazish.”

Disa nga të dhënat e përfshira në raport për Shqipërinë janë:

Raporti i UNFPA rekomandon të fokusohemi së pari tek ata që kanë mbetur prapa: “Reduktimi i të gjitha pabarazive duhet të jetë qëllimi. Disa nga kontributet më të fuqishme mund të vijnë nga realizimi i të drejtave riprodhuese të grave.”

•          Shqipëria rezultat jo i kënaqshëm në rajon në lidhje me diskriminimin gjinor.

•          Shqipëria në vend të 95-të (nga 142 vendet e përfshira në GINI index, viti 2016) për përqindjen e grave në pozicione drejtuese.

•          Ende problem serioz martesat në adoleshencë. Një në 10 vajza martohet nën 18-vjeç.

•           Shqipëria renditet në nivel mesatar në lidhje me diferencimin në paga sipas gjinisë.