
Fuqizimi dhe zgjerimi i aktiviteteve të Rrjetit “Zëri i të Rinjve” në Bashkinë Shkodër. Të rinjtë e rrjetit "Zëri i të Rinjve" gjetën se Bashkia Shkodër, është një nga njësitë e vetëqeverisjes vendore që nuk ka humbur kohë për hedhjen e hapave konkretë në këtë drejtim. Të rejat dhe të rinjtë janë grup i synuar dhe prioritet për këtë bashki, pasqyruar si në plane të përgjithshme e të veçanta, ashtu edhe në shifra konkrete, të buxhetuara e shpenzuara rregullisht këto tre vitet e fundit.
Rishikim i plotëDownload