Moshimi

Aktorja e mirënjohur shqiptare Zj. Tinka Kurti, advokuese e moshimit të shëndetshëm dhe partneritetit ndërbreznor

Bota po plaket me shpejtësi. Njerëzit e moshës 60 vjeç e lart përbëjnë 12.3 për qind të popullsisë globale dhe, deri në vitin 2050, ky numër do të shkojë në gati 22 për qind. Në Shqipëri, zhvillimet drejt një shoqërie më të pasur, jetëgjatësisë në rritje dhe arsimit të zgjeruar kanë ndryshuar ndjeshëm - dhe do të vazhdojnë të ndryshojnë - rolet dhe kushtet e jetesës së të moshuarve.

Bota po plaket me shpejtësi. Njerëzit e moshës 60 vjeç e lart përbëjnë 12.3 për qind të popullsisë globale dhe, deri në vitin 2050, ky numër do të shkojë në gati 22 për qind. Në Shqipëri, zhvillimet drejt një shoqërie më të pasur, jetëgjatësisë në rritje dhe arsimit të zgjeruar kanë ndryshuar ndjeshëm - dhe do të vazhdojnë të ndryshojnë - rolet dhe kushtet e jetesës së të moshuarve. Panorama e përgjithshme tregon se brenda një procesi të përgjithshëm të rënies së popullsisë, të moshuarit janë segmenti i vetëm që po rritet fuqishëm dhe që mund të përfaqësojë një të tretën e të gjithë popullsisë në vitin 2031.  

Plakja është një triumf i zhvillimit: Njerëzit jetojnë më gjatë për shkak të ushqimit më të mirë, kushteve më të mira të jetesës, kujdesit shëndetësor, arsimimit dhe mirëqenies ekonomike. Megjithëse një botë e moshuar paraqet sfida sociale dhe ekonomike, politikat e duhura mund t'i japin mundësi individëve, familjeve dhe shoqërive t'i adresojnë këto sfida me sukses.

UNFPA në Shqipëri punon për të rritur ndërgjegjësimin për plakjen e popullsisë dhe nevojën për të shfrytëzuar mundësitë dhe adresuar sfidat që sjell ajo. Gjithashtu, nëpërmjet kërkimit shkencor dhe partneritetit me akademinë dhe ekspertë të fushës, UNFPA tenton të përdorë të dhënat për të siguruar një bazë solide për politikat dhe planifikimin dhe ndihmon institucionet shtetërore të sigurohen që çështjet e plakjes të integrohen në programet kombëtare të zhvillimit dhe strategjitë e reduktimit të varfërisë.