Gjëndeni këtu

U deshën qindra mijëra vjet që popullsia e botës të shkojë në 1 miliardë. Pastaj, në vetëm 200 vjet, numri u rrit shtatëfish. Në vitin 2011, popullsia globale arriti shifrën prej 7 miliardë njerëz dhe sot ajo është rreth 7.5 miliardë.

Kjo rritje dramatike është nxitur kryesisht nga rritja e numrit të njerëzve që i mbijetojnë moshës riprodhuese, shoqëruar me ndryshime të mëdha në normat e fertilitetit, rritjen e fenomenit të urbanizimit dhe përshpejtimin e migracionit. Këto trende do të kenë implikime të mëdha për gjeneratat që do të vijnë.

UNFPA në Shqipëri ndihmon të identifikohen dhe kuptohen trende të tilla, të cilat janë kritike për zhvillimin e vendit. UNFPA është një nga financuesit e mbledhjes së të dhënave të popullsisë. UNFPA gjithashtu këshillon se mënyra më e mirë për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm është ofrimi i një bote ku çdo shtatzëni është e dëshiruar, lindja e çdo fëmije është e sigurt dhe potenciali i çdo të riu përmbushet plotësisht.