Të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore

Mimoza dhe vajza e saj e vogël

Barazia gjinore është e drejtë njerëzore. Gratë kanë të drejtë të jetojnë me dinjitet dhe të çliruara nga frika. Barazia gjinore është gjithashtu një parakusht për avancimin e zhvillimit dhe reduktimin e varfërisë. Gratë e fuqizuara kontribuojnë në shëndetin dhe produktivitetin e familjeve dhe komuniteteve të tëra dhe përmirësojnë perspektivat për gjeneratën e ardhshme.

Megjithatë, përkundër dëshmive të forta që tregojnë se fuqizimi i grave redukton varfërinë, nxit zhvillimin dhe adreson sfidat më urgjente në botë, barazia gjinore mbetet një premtim i paplotësuar.

Për më shumë se 30 vjet, UNFPA ka advokuar për gratë dhe vajzat, duke promovuar reforma ligjore dhe politike, duke mbështetur mbledhjen e të dhënave të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore, si edhe duke inkurajuar nisma që përmirësojnë shëndetin e grave dhe zgjerojnë zgjedhjet e tyre në jetë.

Të drejtat e njeriut shkelen çdo herë që një vajzë martohet nën moshën 18 vjeç, sa herë që një gruaje i mohohet aksesi në kujdesin shëndetësor cilësor dhe sa herë që një person i nënshtrohet abuzimit. Të drejtat e njeriut gjithashtu përfshijnë të drejtat seksuale dhe riprodhuese - megjithatë shumë njerëz nuk mund të vendosin lirisht për numrin ose kohën kur të lindin fëmijët e tyre. Disa nuk kanë informacion ose mjete për të bërë këto zgjedhje, ndërsa të tjerët përballen me presion, diskriminim ose dhunë nëse i ushtrojnë këto të drejta.

Mbrojtja e të drejtave - përfshirë të drejtat dhe shëndetin seksual dhe riprodhues – për të gjithë njerëzit është një parakusht për mirëqenien individuale dhe zhvillimin e qëndrueshëm. UNFPA në Shqipëri punon për të fuqizuar individët dhe komunitetet për të kërkuar të drejtat e tyre përmes strategjive të ndryshme, përfshirë ndërgjegjësimin, trajnimet, forcimin e aftësive për jetën dhe duke punuar me institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut. UNFPA gjithashtu punon me institucionet shtetërore për t'i ndihmuar ata të përmbushin detyrimet e tyre për të drejtat e njeriut, sipas marrëveshjeve e konventave ndërkombëtare.