Gjëndeni këtu

"My Body is My Own" campaign comes to Albania

Fushata e UNFPA dhe UN Women "Trupi im e drejta ime" u zhvillua në Shqipëri si një nismë e re arti, që synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi autonominë trupore, barazinë gjinore, dhunën me bazë gjinore dhe anti-diskriminimin.

Nisma angazhoi vajza dhe djem të rinj nga e gjithë Shqipëria, të apasionuar pas fotografisë dhe ilustrimit, duke përdorur punimet e tyre artistike për të përcjellë mesazhe ndërgjegjësuese dhe për të ndihmuar në nxitjen e debatit rreth kësaj teme. Faza e parë bëri bashkë këta të rinj me ekspertë dhe artistë profesionistë në aktivitete punëtorie të cilat rritën njohuritë e tyre mbi autonominë trupore, barazinë gjinore dhe dhunën e bazuar në gjini, dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre artistike në fotografi dhe ilustrim.

Trajnimet u kryen nga fotografja profesioniste Ana Ehrenstein dhe lektorë dhe artistët e shquar të artit, Ardian Isufi dhe Harri Aleksi. Psikologët dhe punonjësit socialë Izela Tahsii dhe Anila Sulstarova ofruan gjithashtu perspektivën sociale dhe psikologjike të temave dhe çështjeve, duke i bërë të rinjtë të vetëdijshëm në shkaqet apo dhe si të trajtojnë më mirë tema të tilla të ndjeshme pa paragjykim apo të parë nga një perspektivë pozitive e orientuar drejt zgjidhjes. Aftësitë e fituara u përdorën në vepra arti që dhanë mesazhe të dobishme dhe thirrje për zgjedhje të fuqizuara dhe të informuara rreth trupit, pa asnjë frikë apo të detyruar apo dhuna.

Artworks from young people come to life


Vepra arti nga të rinjtë vijnë në jetë. @UNFPA Albania/Giulia Dajci

Nisma kishte për qëllim të zgjerohej mbi konceptet rreth autonomisë trupore dhe barazisë gjinore për t'i bërë ato më të prekshme për shoqërinë e gjerë dhe për të ndihmuar parandalimin e praktikave të dëmshme dhe stereotipeve që vazhdojnë të mbizotërojnë. Veprat e artit nga 20 të rinj të pasionuar u paraqitën në tre ekspozita lëvizëse nëpër Shqipëri, nga Korça, Shkodra dhe Tirana, përgjatë fushatës "16 ditë kundër dhunës me bazë gjinore", e cila u zhvillua nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor. Tre veprat më të mira artistike nga secila kategori, fotografia dhe ilustrimi, u përzgjodhën dhe u vlerësuan me çmime nga një juri ekspertësh.


Ema Bregu, një nga artistët e rinj që u përfshinë në ekspozitën e fotografive. @UNFPA Albania/Giulia Dajci

 


@UNFPA Albania/Giulia Dajci

 

Fushata u shtri dhe në kanalet e komunikimit në median sociale dhe arriti të vizualizohej në rreth 1.5 milion njerëz të gjitha grup-moshave, si tërhoqi vëmendjen e mediave lokale dhe kombëtare që iu bashkuan me interes të madh në diskutimeve mbi një temë kaq të rëndësishme si lufta kundër dhunës me bazë gjinore në Shqipëri.

Nisma u organizua si pjesë e një Programi të Përbashkët të Oganizatës së Kombeve të Bashkuara mbi dhënien fund të dhunës kundër grave dhe vajzave në Shqipëri, mbështetur nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga UNFPA, UN Women dhe UNDP.