Gjëndeni këtu

Dr. Nigina Abaszadeh

Dr. Nigina Abaszadeh ka përvojë 20 vjeçare në fushën e popullsisë dhe zhvillimit, barazisë gjinore, menaxhimit të programit dhe avokacisë për politika efektive. Ajo iu bashkua Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në 2005 dhe ka shërbyer në Azerbajxhan, Afganistan dhe në Zyrën Rajonale në Stamboll, duke mbuluar 17 vende në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore. Ajo ka punuar ngushtë me politikëbërësit, sektorin privat, organizatat joqeveritare dhe udhëheqës nga të gjithë sektorët për të përkrahur të drejtat e grave dhe vajzave, përfshirë këtu edhe në kushte të emergjencave humanitare. Përpara se t’I bashkohej UNFPA, Dr. Abaszadeh punoi për USAID, Këshillat Amerikanë të Arsimit dhe si profesore ndihmëse në disa Universitete. Zonja Abaszadeh është një Mjeke e trajnuar. Ajo ka një doktoraturë në Psikologji Sociale dhe Master në Studimet Gjinore dhe për Fëmijët nga Universiteti Linkoping, Suedi.

Find Dr. Nigina Abaszadeh :