Gjëndeni këtu

Martesa e hershme ose martesa e fëmijëve është bashkimi zyrtar ose jo i dy personave kur, të paktën, një prej tyre është nën 18 vjeç.
 
Duke u mbështetur në faktin se janë fëmijë, fëmijët e martuar konsiderohen si të paaftë për të dhënë pëlqimin e plotë, që do të thotë se martesat e fëmijëve duhet të konsiderohen si një shkelje e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të fëmijëve.

Normat e martesës së fëmijëve janë të ulëta në Shqipëri, por ato gjenden si praktika në mes të romëve dhe në disa zona të izoluara rurale.

Martesa e fëmijëve është një fenomen gjinor që prek vajzat dhe djemtë në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi, numri i djemve në martesat e hershme në mbarë botën është dukshëm më i ulët se ai i vajzave. Ndërsa fëmijë-vajza të martuara janë të prekura edhe

nga dhuna në familje dhe abuzimi seksual brenda marrëdhënieve të pabarabarta dhe, nëse janë shtatzëna, shpesh kalojnë ndërlikime gjatë shtatzënisë dhe lindjes, pasi trupat e tyre nuk janë të gatshme për të lindur fëmijë.