Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

UNFPA në Shqipëri

UNFPA në Shqipëri

UNFPA në Shqipëri

UNFPA Shqipëri - Që nga viti 1989, UNFPA ka ndihmuar Shqipërinë për të përmirësuar shëndetin riprodhues dhe seksual, krahas strategjive dhe politikave për popullsinë dhe zhvillimin. Programet kryesore kontribuojnë në reformën e sektorit publik për pranimin në Bashkimin Evropian (BE), një nga përparësitë kryesore të Shqipërisë. UNFPA gjithashtu ndihmon homologët e qeverisë në azhornimin e kornizave të politikave, zhvillimin e shërbimeve me cilësi më të lartë, përmirësimin e mekanizmave të standardizuar të mbikëqyrjes dhe nxitjen e një përdorimi më efektiv të të dhënave në planifikim dhe politikëbërje. Me gati gjysmën e popullsisë nën moshën 32 vjeç, iniciativat që synojnë të rinjtë janë një përparësi kryesore, siç është promovimi aktiv i barazisë gjinore, në përputhje me vlerat themeluese të BE-së.

UNFPA zgjeron mundësitë që gratë dhe të rinjtë të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive në një botë ku:
• çdo shtatzëni është e dëshiruar;
• çdo lindje fëmije është e sigurt;
• potenciali i çdo të riu është i përmbushur.

Ne jemi duke bërë progres të vërtetë. Që kur UNFPA filloi të punojë në Shqipëri, numri - dhe shkalla - e grave që vdesin nga shtatzënia ose lindja e fëmijëve ka rënë ndjeshëm. Gratë janë më të afta të planifikojnë kur të kenë fëmijë dhe sa. Të rinjtë janë më të lidhur dhe të fuqizuar se kurrë më parë.

Por jo të gjithë kanë përfituar njësoj nga ky progres. Gratë dhe burrat e rinj shpesh përballen me vështirësi në arritjen e shërbimeve të shëndetit seksual dhe riprodhues (ShSR). Ende ekzistojnë pengesa serioze për gratë e varfra, migrantët dhe ato që jetojnë në zonat rurale. Shpesh të lënë të papërgatitur nga shkolla, të rinjtë janë në risk të lartë të shtatzënive të paplanifikuara dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Gratë përballen me diskriminim të vazhdueshëm dhe dhuna me bazë gjinore mbetet e përhapur.

Duhet bërë shumë më tepër për të siguruar që të gjithë individët në Shqipëri të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore të njeriut, përfshirë ato që lidhen me aspektet më intime dhe themelore të jetës.
Dhe ndërsa shoqëria përballet me efektet e mplakjes së popullsisë, emigracionit dhe rënies së numrit të popullsisë, politika të reja janë të nevojshme për të ndërtuar kapital njerëzor përmes investimeve në shëndetësi, arsim dhe mundësi punësimi.

Si punojme ne

UNFPA është në terren, duke përmirësuar jetën e shqiptarëve pa lënë askënd pas.

Fondi është një katalizator për progresin. Duke punuar me qeverinë dhe përmes partneriteteve me agjensi të tjera të Kombeve të Bashkuara, shoqërinë civile, parlamentarët dhe sektorin privat, ne bëjmë një ndryshim real në jetën e qindra mijëra njerëzve, veçanërisht atyre më të dobët.

Ne sigurojmë mbështetje dhe ekspertizë teknike për partnerët që punojnë në vijat e frontit në terren. Ne ofrojmë këshilla për politikat, udhëzime, trajnime dhe mbështetje për të fuqizuar partnerët tanë në terren.

UNFPA parashikon dhe u përgjigjet sot sfidave të nesërme. Ne ndihmojmë qeverinë të përdorë të dhënat e popullsisë për të kuptuar dhe adresuar më mirë ndryshimet demografike në Shqipëri.

Dhe ne punojmë që të sigurojmë që shëndeti dhe të drejtat riprodhuese të grave dhe të rinjve dhe arritja e barazisë gjinore të mbeten në qendër të përpjekjeve për zhvillim.
 

What we do

UNFPA works in more than 150 countries and territories that are home to the vast majority of the world’s people. Its mission: to ensure that every pregnancy is wanted, every childbirth is safe and every young person’s potential is fulfilled.

Lexo më shumë
UNFPA in CO
Drejtues i Zyrës

Drejtues i Zyrës

Dr. Manuela Bello

Linkedin Twitter

Manuela filloi punën me UNFPA në mars 1994 si Zëvendës Drejtore e Programit të Shëndetit Amëtar dhe Foshnjor. Në vitin 1997, ajo u bë Zyrtare e Programit Kombëtar të UNFPA-së për Shqipërinë. Ajo është e diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme, e specializuar në Kujdesin Intensiv dhe Anesteziologji. Gjithashtu, Manuela ka një Diplomë Master në çështjet gjinore dhe zhvillim nga Universiteti i Tiranës. Gjatë 20 viteve të punës me UNFPA, Manuela ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe angazhim ndaj programeve të zhvillimit. Ajo ka 18 vite përvojë si Ndihmës Përfaqësuese/Shefe Zyre dhe anëtare e Ekipit të OKB-së në Shqipëri, duke demonstruar aftësi të shkëlqyera menaxheriale.
Lexo më shumë