Ata janë 8 të rinj. Rrugëtimin e tyre në jetë nuk e kanë patur gjithmonë të lehtë, por kanë ditur të përballen me sfidat me dinjitet.
Sfidat e tyre janë të njëjta me ato me të cilat po përballet sot rinia shqiptare. Problematika të nxitura nga paragjykimi, keqinformimi apo mungesa e informacionit, diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes e përdorur jo rrallë.
Ata 8 të rinj shqiptarë janë unikë, por që bashkë i bëjnë katër elemente thelbësore.
Ata kanë besim. - Dhe ky besim i ka dhënë forcë për të ndarë me publikun historinë e tyre.
Ata kanë një zë. - Zëri i tyre është ai i brezit të ri të gazetarëve dhe aktivistëve.
Ata duan gjithëpërfshirje. - Përmes historive të tyre, ata advokojnë për çështje që lidhen me arsimimin, aftësinë e kufizuar, diskriminimin ndaj personave LGBTQIA+ dhe atë komunitetit rom.
ATA KANË NJË MESAZH
Thuaji po dashurisë, jo gjuhës së urrejtjes!