Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

“BE për Barazinë Gjinore”, një projekt zbatuar nga UNFPA për fuqizimin e të rinjve

“BE për Barazinë Gjinore”, një projekt zbatuar nga UNFPA për fuqizimin e të rinjve

Lajme

“BE për Barazinë Gjinore”, një projekt zbatuar nga UNFPA për fuqizimin e të rinjve

calendar_today 07 July 2023

Të rinjtë e angazhuar në projektin EU 4 Gender zbatuar nga UNFPA Shqipëri
Të rinjtë e angazhuar në projektin EU 4 Gender zbatuar nga UNFPA Shqipëri

Edhe pse është viti 2023, të rinjtë vazhdojnë të përballen me sfida që kanë një ndikim të jashtëzakonshëm jo thjesht në të tashmen e tyre, por edhe në të ardhmen afatgjatë. Dhe pasojat tek ata janë pasoja për gjithë shoqërinë, pasi të rinjtë janë të rriturit e së ardhmes, të cilët duhet të jenë të aftë e të shëndetshëm. Veçanërisht vajzat bien pre e pabarazive gjinore dhe normave të dëmshme shoqërore, siç është për shembull martesa në moshë të hershme, që i largon ato nga shkolla apo edhe praktika e abortit selektiv që kryesisht ndodh për arsye të preferencës për të lindur djalë.  

Projekti “BE për Barazinë Gjinore”, zbatuar nga UNFPA Albania dhe UN Women në Shqipëri, me partner kryesor Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, synon fuqizimin dhe aftësimin e të rinjve, përmes diskutimit dhe informimit rreth tematikave të rëndësishme, shumë prej të cilave janë ende tabu. Projekti ka punuar me të rinj dhe të reja nga zonat rurale, ku informacioni është shpesh edhe më i vështirë të depërtojë.

Përveç martesave në moshë të hershme e abortit selektiv, që janë tema shumë urgjente për t’u trajtuar, në dy vitet e kohëzgjatjes së tij, projekti “BE për Barazinë Gjinore” ka trajtuar edhe tema si bullizmi, përfshirë ai online që është kaq i përhapur në kohën e rrjeteve sociale, nevoja për të folur në shkolla dhe familje  më hapur me fëmijët e të rinjtë, për gjëra që ende cilësohen tabu në shoqëri.

“Kemi pyetur drejtpërdrejtë të rinjtë në shkollat e mesme të Bërzhites, Velipojës, Shirgjanit, Lunxhërise, Kodovjatit dhe Bulgarecit, se cilat janë gjërat që i shqetësojnë më tepër dhe jemi përpjekur t’i adresojmë nevojat e tyre në projekt. Synimi është barazia gjinore, duke luftuar praktika dhe norma të dëmshme shoqërore dhe fuqizimi vajzave dhe djemve për të bërë një jetë të shëndetshme”, thotë Elsona Agolli, Analiste Programi për Çështjet Gjinore dhe Popullsinë, pranë UNFPA Albania.