Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

“KLUBI BËHU BURRË NË PUKË”, Të rinjtë që ngrejnë zërin për çështjet gjinore

“KLUBI BËHU BURRË NË PUKË”, Të rinjtë që ngrejnë zërin për çështjet gjinore

Lajme

“KLUBI BËHU BURRË NË PUKË”, Të rinjtë që ngrejnë zërin për çështjet gjinore

calendar_today 07 November 2022

“KLUBI BËHU BURRË NË PUKË”, të rinjtë që ngrejnë zërin për çështjet gjinore
“KLUBI BËHU BURRË NË PUKË”, të rinjtë që ngrejnë zërin për çështjet gjinore

“Bëhu Burrë” është klubi i të rinjve në Pukë, në të cilin janë angazhuar vajza e djem nga qyteti i Pukës, nga mosha 13 deri 18 vjeç. “Bëhu Burrë”, ashtu si dhe vetë emir, ka në misionin e tij informimin dhe ndërgjegjësimin për çështje që lidhen me barazinë gjinore, të drejtat e njeriut, dhunën me bazë gjinore, pabarazinë sociale, shëndetin seksual e riprodhues dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme.

Në “Klubin Bëhu Burrë” nuk ka vetëm vajza, por ka dhe djem energjikë, që kanë guximin për të diskutuar e debatuar për çështje që nuk janë shumë të lehta për zonën ku jetojnë.

Ronaldo është një djalë 16 vjeçar dhe është pjesë e Klubit “Bëhu Burrë”. Ai na tregon eksperiencën e tij prej nga fillimi e deri në ditët e sotme. Sa e vështirë ka qenë për të dhe bashkëmoshatarët e tij të ngrinin zërin për të barazinë gjinore e barazinë sociale midis vajzave dhe djemve, apo çështje të tjera të lidhura me këtë fushë.

Klubi “Bëhu Burrë” është shumë interesant për faktin se prek e diskuton tema të cilat na prekin në ditët e sotme të gjithëve ne. Gjithçka ndodh në jetën tonë të përditshme, në qytetin tonë ose jo. Përmes Klubit “Bëhu Burrë” ne jo vetëm informohemi, por paraqesim dhe këndvështrimet tona, zhdërvjelltësojmë mendësinë tonë, diskutojmë për atë që mund të bëhet më mirë për të ardhmen”, thotë ai.

Nuk është e lehtë të përfshihesh në një debat mes të rinjsh, kur bëhet fjalë për barazi gjinore apo të drejta sociale të barabarta. “Sigurisht, nuk është e lehtë, këto tema e terma kanë vështirësitë e tyre për t’u kuptuar nga shokët dhe shoqet. Por, duke qenë bashkë, të shumtë në numër, duke diskutuar me ta dhe nxitur të jenë pjesë e takimeve në qendrën rinore, kjo e ka bërë më të lehtë pranimin e mendimit ndryshe tek ata”.

Të rinjtë e Pukës janë mbështetur vazhdimisht nga UNFPA Shqipëri përmes partnerit Act for Society, që ka zhvilluar takime periodike çdo javë me të rinjtë, duke ndarë eksperienca dhe materiale informuese apo ndërgjegjësuese dhe duke ndërmarrë veprime të vogla, por me dashuri të madhe.

Ronaldo, ka një mesazh për të rinjtë dhe të rejat, qofshin këta bashkëmoshatarë të tij, shokë në vendlindje apo dhe në qytete të tjera. “Bëhu burrë, gratë dhe vajzat nuk janë objekt, por një qenie e shenjtë, që meriton dashuri, respekt dhe përkujdesje”. Për Ronaldon, edukimi është element shumë i rëndësishëm, sidomos në trajtimin e tabuve, mendësive dhe stereotipeve gjinore, jo vetëm në Pukë.

Nëse secili nga ne bën një hap të vogël për të ndryshuar këto mendësi qoftë edhe tek një njeri i vetëm, kemi bërë një hap drejt ndryshimit pozitiv.