Go Back Go Back
Go Back Go Back

“Rinia për shëndetin”- Forumi i OBSH-së dhe UNFPA-së bën bashkë të rinjtë për sfidat post-Covid dhe shëndetin riprodhues

“Rinia për shëndetin”- Forumi i OBSH-së dhe UNFPA-së bën bashkë të rinjtë për sfidat post-Covid dhe shëndetin riprodhues

News

“Rinia për shëndetin”- Forumi i OBSH-së dhe UNFPA-së bën bashkë të rinjtë për sfidat post-Covid dhe shëndetin riprodhues

calendar_today 25 October 2022

Forumi "Të rinjtë për shëndetin" mblodhi 150 të rinj nga 42 vende të botës në Tiranë
Forumi "Të rinjtë për shëndetin" mblodhi 150 të rinj nga 42 vende të botës në Tiranë

Të rinjtë duhet të jenë kërkues në qasjen e tyre ndaj kujdesit shëndetësor seksual dhe riprodhues, në sigurimin e masave dhe lirinë për të vendosur e marrë vendime për veten e tyre. Në këtë proces, të rinjtë duhet të kenë një rol aktiv dhe të jenë të përfshirë në proceset e politikbërjes dhe vendimmarrjes.

Që ky proces të jetë sa më rezultativ, të rinjtë duhet të jenë të mirëinformuar, të kujdesen për shëndetin mendor, sidomos pas situatës së krijuar prej pandemisë Covid-19.

Për t’i dhënë përgjigje sfidave, por edhe për të rritur ndërveprimin midis të rinjve në rajon dhe me gjerë, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë organizuan në Tiranë forumin tre ditor “Të rinjtë për shëndetin”.

150 të rinj nga 42 vende të botës u mblodhën në Tiranë për të diskutuar pikërisht sfidat me të cilat ata ndeshen, përballjen me fenomenet që ata i shqetësojnë dhe shkëmbimin e përvojave më të mira nga vendet e ndryshme të botës.

E pranishme në këtë aktivitet, Drejtuesja e zyrës së UNFPA-së në Shqipëri, Dr. Manuela Bello u shpreh se takimet në këto nivele, diskutimet midis aktorëve të shoqërisë civile, të rinjve dhe institucioneve politikbërëse krijojnë mundësi të çmuara për të rinjtë për të parë më qartë dhe nga afër situatën aktuale dhe adresuar nevojat për të ardhmen.

“Pa një rini të edukuar, të fuqizuar, të arsimuar dhe pa një rini që nuk është në gjendje të marën vendime, nuk është e mundur që e ardhmja e tyre të jetë e parashikueshme dhe të bëhet siç ata do ta duan. Në këtë forum, të rinjtë shqiptarë kanë mundësi që të krijojnë lidhje me të rinjtë nga të gjithë vendet e Evropës dhe të Azisë Qendrore. Perspektiva dhe pasioni, si edhe fuqia e rinisë do të bëjnë të mundur që, jo vetëm rinia jonë, por në të gjithë botën, të ketë zërin e vet dhe, me idetë e veta, të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre” u shpreh Znj. Bello.

 

Ndër çështjet më kryesore që kërkon veprim të menjëhershëm, në forumin “Të rinjtë për Shëndetin” u theksua nevoja që të rinjtë duhet të përfshihen në vendimmarrjen e çështjeve shëndetësore, me qëllim që sfidat e të ardhmes të jenë të përballueshme prej tyre. Ndërkohë që ekspertë të njohur vendas dhe të huaj, bashkëpunëtorë e partnerë të UNFPA-së dhe OBSH-së diskutuan mbi sfidat e shëndetit mendor dhe shëndetit seksual e riprodhues.

 

Pjesëmarrësit në forum u angazhuan për të çuar më tej të gjithë këtë energji dhe njohuri, me veprime të mëtejshme konkrete në komunitetet dhe zonat ku jetojnë, duke nxitur aktivizmin e bashkëmoshatarëve kudo ku ata janë. Asgjë për të rinjtë pa të rinjtë!