Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

1.8 MILIARDË TË RINJ NË BOTË MUND TË ÇOJNË PËRPARA ZHVILLIMIN SOCIAL-EKONOMIK, TREGON RAPORTI I RI I UNFPA

1.8 MILIARDË TË RINJ NË BOTË MUND TË ÇOJNË PËRPARA ZHVILLIMIN SOCIAL-EKONOMIK, TREGON RAPORTI I RI I UNFPA

Lajme

1.8 MILIARDË TË RINJ NË BOTË MUND TË ÇOJNË PËRPARA ZHVILLIMIN SOCIAL-EKONOMIK, TREGON RAPORTI I RI I UNFPA

calendar_today 18 November 2014

18 Nëntor 2014: Vendet në zhvillim me numër të madh të popullsisë së re mund të shohin rritjen e ekonomive të tyre, nëse sot do investojnë shumë në edukimin dhe shëndetin e të rinjve dhe të mbrojnë të drejtat e tyre, sipas Raportit të Gjendjes së Popullsisë së Botës 2014, prezantuar sot nga UNFPA, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë.
 
Ka përfitime potenciale të mëdha ekonomike përmes "dividendit demografik", kur popullsia në moshë pune është më e madhe në numër se popullsia që e varur ekonomikisht, tregon raporti. Por, për të maksimizuar dividentin, vendet duhet të sigurojnë që grupet e reja në moshë pune të pajisen me aftësitë e duhura për të shfrytëzuar mundësi për punësim dhe që sjellin të ardhura.
 
"Rekordi i sotëm prej 1.8 miliardë të rinj në botë paraqet një mundësi të madhe për të transformuar të ardhmen", pohon Drejtori Ekzekutiv i UNFPA, Dr. Babatunde Osotimehin. "Të rinjtë janë inovatorë, krijues, ndërtues dhe udhëheqës të së ardhmes. Por ata mund ta transformojnë të ardhmen vetëm nëse kanë aftësi, shëndet, vendimmarrje dhe zgjedhje të vërteta në jetë, "shton ai.
 
Me politikat dhe investimet e duhura në kapitalin njerëzor, vendet mund të fuqizojnë të rinjtë për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe social dhe për të rritur të ardhurat për frymë, thuhet në raportin e ri të UNFPA.
 
Sipas UNFPA, ekziston një hendek i madh midis pjesëmarrjes së meshkujve dhe femrave në shumë ekonomi të rajonit të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë. Kjo kërkon zbatimin e politikave që rrisin aksesin e vajzave dhe grave të reja në tregun e punës dhe politika sociale, që synojnë t'i ndihmojnë gratë që të balancojnë detyrat e familjes dhe të punës.
 
Drejtori Ekzekutiv i UNFPA-së u kërkon vendeve në ndjekje të një dividendi demografik që të sigurohen që nga fitimet dhe rritja të përfitojnë të gjithë. "Është shumë e lehtë të flitet për dividentin demografik në aspektin e parave, kursimeve dhe rritjes ekonomike, të cilat deri tani kanë përjashtuar shumë," thotë Dr Osotimehin. "Dividendi demografik duhet të përdoret për të arritur rritjen gjithëpërfshirëse dhe ofromin e mundësive dhe mirëqenies për të gjithë".
 
Raporti tregon se ndryshimet demografike që ndodhin në rreth 60 vende po hapin një dritare për një dividend demografik. Madhësia e dividentit varet shumë nga mënyra se si këto vende investojnë tek të rinjtë për të realizuar potencialin e tyre të plotë, duke u mundësuar atyre që të marrin pjesë në vendimet që ndikojnë në jetën e tyre dhe duke hartuar e miratuar politika që nxisin rritjen ekonomike.
 
Investime kritike për të rinjtë, shumë të nevojshme për të përfituar dividentin demografik, janë ato që mbrojnë të drejtat, përfshirë të drejtat riprodhuese, përmirësojnë shëndetin, përfshirë shëndetin seksual dhe riprodhues dhe ofrojnë mundësi dhe njohuri për të krijuar aftësi tek të rinjtë. Ato duhet të synojnë sigurimin e lirisë pa dhunë dhe diskriminim, pavarësisht nga statusi etnik, kulturor, social ose gjeografik. Këto investime mund të përshpejtojnë rënien në lindshmëri, gjë që mund të përshpejtojë tranzicionin demografik.
 
Për më shumë informacion, shkoni tek: www.unfpa.org/swp