Go Back Go Back
Go Back Go Back

22 të rinj nga 6 rajone të Shqipërisë u mblodhën së bashku për të përfaqësuar komunitetet e tyre

22 të rinj nga 6 rajone të Shqipërisë u mblodhën së bashku për të përfaqësuar komunitetet e tyre

News

22 të rinj nga 6 rajone të Shqipërisë u mblodhën së bashku për të përfaqësuar komunitetet e tyre

calendar_today 05 September 2022

22 të rinj nga 6 rajone të Shqipërisë u mblodhën së bashku për të përfaqësuar komunitetet e tyre
22 të rinj nga 6 rajone të Shqipërisë u mblodhën së bashku për të përfaqësuar komunitetet e tyre

Njohja dhe respektimi i të drejtave të njeriut mbetet një sfidë dhe mision i vazhdueshëm për shoqëritë. Ngritja e kapaciteteve dhe njohurive të brezave të rinj mbi të drejtat e njeriut është një mision i vazhdueshëm i UNFPA dhe aktorëve të angazhuar në këtë fushë.

Për 11 vite radhazi UNFPA mbështet Akademinë e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve. Këtë vit, në partneritet me Grupin Shqiptar për të Drejtat e Njeriut me kordinimin e Youth Voice Network of Organizations sollëm bashkë 22 të rinj e të reja nga 6 rajone të Shqipërisë, pjesëtarë të komuniteteve dhe grupeve të margjinalizuara.

Të rinjtë janë një hallkë e rëndësishme në forcimin e kulturës dhe angazhimit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve në shoqëri. Prandaj, gjatë Akademisë së të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve 2022, të rinjtë pjesëmarrës diskutuan dhe trajtuan çështje që prekin drejtpërdrejtë të drejtat e të rinjve si:

  • Dhuna me bazë gjinore
  • Dhuna Seksuale
  • Martesat e hershme
  • Aborti Selektiv me bazë gjinore
  • Shëndeti Seksual dhe Riprodhues
  • Të drejtat e minoriteteve dhe ligjet e Shqipërisë
  • Media dhe roli i saj në këto çështje

300 aktivistë për të drejtat e njeriut janë çertifikuar nga Akademia e të Drejtave të Njeriut përgjatë viteve, duke krijuar një rrjet me të rinj e të reja të angazhuar, që ngrejnë zërin dhe mbrojnëkët0të drejtapër veten dhe komunitetet e tyre.

Akademia 2022 u mbështet nga UNFPA Albania, Regional Youth Cooperation Office - RYCO me koordinimin e Rrjetit të Organizatave “Zëri i të Rinjve” dhe Y-Peer,Albania Network - Rrjeti Kombëtar i Edukatoreve Bashkëmoshatar