Go Back Go Back
Go Back Go Back

Avokuesit e rinj mbi martesat e hershme dhe pabarazitë gjinore në Shqipëri

Avokuesit e rinj mbi martesat e hershme dhe pabarazitë gjinore në Shqipëri

Avokuesit e rinj mbi martesat e hershme dhe pabarazitë gjinore në Shqipëri

calendar_today 14 December 2015

Gjatë adoleshencës së saj, Xhina* u detyrua të braktisë shkollën dhe të martohet. Sot, ajo është avokuese e të rinjve dhe punon për të promovuar të drejtat dhe mirëqenien e vajzave të reja. ©Observatori për të Drejtat e Fëmijëve
KORÇË, Shqipëri - "Kur isha në klasën e gjashtë, nëna ime thoshte shumë shpesh:"Përfundo këtë vit dhe mos shko më në shkollë ", tha Xhina, një avokuese e të rinjve nga komuniteti i margjinalizuar i Romëve në Shqipëri.
 
Në shumë mënyra, ajo bëri atë që priste e ëma. Ajo u fejua në moshën 15 vjeçare dhe u martua shumë shpejt. 19 vjeç, ajo ishte një nënë.
 
Xhina luftoi për t'u kujdesur për familjen e saj në një moshë kaq të re, por babai i saj këmbënguli që ajo të vazhdonte shkollimin e saj. "Ai më nxiti të vazhdoja shkollën, përndryshe do të vuaja pa dije dhe pa punë".
 
Ndryshe nga shumë vajza në situatën e saj, ajo mbaroi shkollën e mesme dhe vazhdoi në universitet. Më pas, ajo filloi të punojë me organizatat e komunitetit. Puna ishte vendimtare, jo vetëm në mënyrë që ajo të ishte një model pozitiv, por edhe në mënyrë që ajo të mund të mbështeste veten. Burri i saj i braktisi, kur vajza e tyre ishte vetëm shtatë vjeçe.
 
Sot, Gina punon me të rinjtë që po përballen me të njëjtat çështje që luftoi për të kapërcyer: varfëria e ngulitur, pabarazia gjinore, martesa e fëmijëve, shtatzënia e hershme dhe presioni për të braktisur shkollën.
 
Varfëria dhe pabarazia
 
Xhina punon për Roma Active Albania dhe fushatën e Zëri e të Rinjve mbështetur nga UNFPA, e cila ndërgjegjëson mbi nevojat e të rinjve dhe avokon tek vendimmarrësit që t'i japin përparësi të drejtave të tyre.
 
Këtë vjeshtë, përmes Zërit të të Rinjve, ajo u takua me dy vajza, jeta e të cilave pasqyronin jetën e saj. Ariela* dhe Sara*, të dyja 17 vjeç, jetojnë në një grumbull kasollesh në rrethinat e Korçës. Pranë shtëpisë së tyre, ujërat e zeza rrjedhin hapur, duke fëlliqur ajrin.
 
Vajzat janë motra. Ato janë martuar kur ishin 14 vjeç.
 
"Nuk kishte hapësirë ​​për prindërit e mi", tha Ariela, duke shpjeguar se familjet e vëllait dhe motrës së saj e kishin mbushur mbushur me njerëz shtëpinë e tyre të vogël. Megjithëse ajo ishte studente e mirë, nuk mund të përballonte më të ndiqte mësimet. "E kam lënë shkollën, edhe pse kam dashur shumë të mësoj. Nuk kisha as rroba, as libra", - tha ajo.
 
 
Ndryshimi i mendjeve
 
Xhina punon me anëtarët e komunitetit për të avokuar për ndryshime. "Unë flas me nënat dhe përpiqem t'i bind ato që të mos i detyrojnë vajzat e tyre të martohen në një moshë të hershme," tha ajo për UNFPA.
 
Ajo gjithashtu punon për të kundërshtuar keqkuptimet në lidhje me vlerat e vajzave. "Është shumë e rëndësishme që ato të arsimohen, të martohen më vonë dhe të mos bëhen peng e një tradite të modës së vjetër, që vlerëson virgjërinë si vlerën kryesore për një vajzë", tha ajo.
 
Përpjekjet e saj dhe ato të kolegëve të saj, po ndikojnë në ndryshimin e sjelljeve. "Kemi zhvilluar shumë takime me nënat e komunitetit dhe kemi vërejtur se ka një rritje të vajzave që ndjekin shkollën".
 
Dhe ajo vazhdon të takohet me Sarën dhe Arielën, duke i ndihmuar të përballojnë problemet e tyre dhe duke u mësuar të drejtat e tyre. Vajzat thonë se shpresojnë që një ditë të jenë të forta dhe të pavarura - si Xhina.
 
* Emrat janë ndryshuar për arsye të privatësisë