Go Back Go Back
Go Back Go Back

Barazia gjinore është si pedalimi, duhet përpjekje për të arritur ekuilibrin!

Barazia gjinore është si pedalimi, duhet përpjekje për të arritur ekuilibrin!

News

Barazia gjinore është si pedalimi, duhet përpjekje për të arritur ekuilibrin!

calendar_today 25 July 2023

Të rinjtë pjesë e projektit EU 4 Gender, zbatuar nga UNFPA Shqipëri, duke ecur me biçikletë në Tiranë me synim avokimin për bara
Të rinjtë pjesë e projektit EU 4 Gender, zbatuar nga UNFPA Shqipëri, duke ecur me biçikletë në Tiranë me synim avokimin për barazinë gjinore.

Dhjetëra të rinj nga zona rurale të vendit u mblodhën në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës për një pedalim masiv, në kuadër të aktivitetit përmbyllës të projektit “BE për Barazinë Gjinore”, me fonde të Bashkimit Evropian, zbatuar nga UNFPA Albania dhe UN Women në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Përgjatë kohës së zbatimit projekti “BE për Barazinë Gjinore” ka trajtuar tema si martesat në moshë të hershme, aborti selektiv, bullizmi, përfshirë ai online që është kaq i përhapur në kohën e rrjeteve sociale, nevoja për të folur në shkolla dhe familje më shumë e më hapur me fëmijët e të rinjtë, për gjëra që ende cilësohen tabu në shoqëri.

Në përfundim të projektit 2 vjeçar, 24 të rinj e të reja u mblodhën në një aktivitet ndryshe, për të ndarë përvojat e tyre, për të krijuar partneritete, si dhe forcuar rrjetet rinore. Pedalimi ishte mënyra më e mirë, si një metaforë që i shkon për shtat temës: pedalimi, njësoj si barazia gjinore, është çështje që kërkon përpjekjeje dhe ekuilibër. Gjithashtu, në pedalim, ashtu si në jetë, duhet të vazhdosh të ecësh pa u ndalur, përndryshe rrëzohesh. Në pedalim, njësoj si në sfidat me të cilat jeta i përball të rinjtë, duhet energji, besim tek vetvetja dhe rezistencë.

Të rinjtë e përfshirë në projekt dinë tashmë më shumë rreth vetes, trupit të tyre, lirisë së shprehjes e zgjedhjes, martesave të hershme, abortit selektiv, normave të dëmshme shoqërore, institucioneve dhe mekanizmave mbrojtës të të drejtave të tyre dhe këto njohuri do t’i ndajnë në vazhdim edhe me bashkëmoshatarët e tyre.