15 Nëntori shënon ditën kur popullsia e botës arrin në 8 miliardë njerëz. Një moment historik në rritjen e shpejtë të popullsisë në planetin tonë, që duhet të na shërbejë si një moment reflektimi.
Është shumë e rëndësishme që të mbahet në konsideratë se, tendenca globale drejt një popullsie gjithnjë e më të madhe në numër, mbart me vete diversitetin e zhvillimeve demografike në nivel global, rajonal por edhe kombëtar për secilin vend.
Nivelet e larta të lindshmërisë, të cilat janë shtysë për rritjen e popullsisë globale, janë të përqendruara në një numër gjithnjë e më të vogël vendesh. Tashmë,e 60% e njerëzve në mbarë botën jetojnë në vende me lindshmëri në ose poshtë nivelit të zëvendësimit (2.1 fëmijë për grua). Numri i vendeve ku rritja e popullsisë ka ngecur është gjithmonë në rritje, madje, në disa vende, shifrat flasin për ulje të numrit të popullsisë.
Popullsia e Shqipërisë në tre vitet e fundit ka pësuar një rënie prej 52,363 banorë. Norma e rënies së popullsisë në vitin 2022 është -1,3% nga -0,6% krahasuar me një vit më parë. Kjo shënon një ndryshim në demografinë e vendit, ku faktorët më të rëndësishëm janë lindshmëria, vdekshmëria dhe migrimi.
Megjithatë, Shqipëria vazhdon taë ketë ende të lartë popullsinë në grup moshë riprodhuese. Kjo do të thotë që shoqëria jonë ka akoma shumë potencial të pashfrytëzuar në lidhje me rritjen e lindshmërisë. Për ta mbajtur këtë potencial në Shqipëri, duhen hartiaradaptuar dhe zbatuar politika gjithëpërfshirëse, që ulin vdekshmërinë neonatale, shtojnë investimet për kujdesin parësor, përmirësojnë shërbimet gjatë shtatzënisë, dhe në lindje dhe pas lindjes.
UNFPA Shqipëri po punon ngushtë me Ministrinëa e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të hartuar politikat e duhura dhe ngritur shërbimet e përshtatshme për secilën grup moshë në nivel qendror dhe vendor, si edhe për të shtuar aksesin për të gjithë, pa dallim statusi ekonomik, social apo individual, për të mos lënë asnjë jashtë proceseve të zhvillimit.
Tashmë që popullsia e botës arriti 8 miliardë, UNFPA ka disa këshilla që qeveritë duhet të ndjekin dhe ndërmarrin si përgjigje ndaj ndryshimeve demografike dhe për të zbutur efektet e mundshme negative tek individët, shoqëria dhe ekonomintë:
1. Sigurohuni që njerëzit të kenë aq fëmijë sa dëshirojnë dhe kur t’i dëshirojnë.
2. Krijoni shoqëri ku njerëzit të duan të jetojnë dhe të planifikojnë të ardhmen e tyre.
3. Fuqizoni të moshuarit që të mbeten anëtarë të shëndetshëm dhe aktivë të shoqërisë.
4. Investoni në politikat familjare (dhe sigurohuni që ato të mos jenë në disavantazh të grave.)
5. Trajtoni stereotipet rreth roleve gjinore në familje dhe shoqëri.
6. Ofroni mundësi më të mira për të rinjtë në arsimim, në punësim, në pjesëmarrje e vendimmarrje, në aktivizim e përfshirje, në shërbime dhe sipërmarrje.
7. Ndërtoni shoqëri më gjithëpërfshirëse.
8. Gjeneroni të dhëna më të mira për politika më të mira