Go Back Go Back
Go Back Go Back

DITA BOTËRORE E HIV/AIDS - UNFPA SHQIPËRI WORKSHOP PËR SURVJENCËN PJESËMARRËSE

DITA BOTËRORE E HIV/AIDS - UNFPA SHQIPËRI WORKSHOP PËR SURVJENCËN PJESËMARRËSE

News

DITA BOTËRORE E HIV/AIDS - UNFPA SHQIPËRI WORKSHOP PËR SURVJENCËN PJESËMARRËSE

calendar_today 02 December 2023

Aktorët e Shoqërisë Civile gjatë zhvillimit të workshopit në ditën botërore HIV/AIDS
Aktorët e Shoqërisë Civile gjatë zhvillimit të workshopit në ditën botërore HIV/AIDS

Në kuadër të Ditës Botërore HIV/AIDS u zhvillua workshopi me temë “Survejanca pjesëmarrëse për HIV/AIDS, Hepatitet virale dhe infeksionet Seksualisht të Transmetueshme, angazhimi i shoqërisë civile”.

Aktorë të Shoqërisë Civile të angazhuar në ofrimin e kujdesit dhe parandalimin e HIV/AIDS u bënë pjesë e këtij workshopi të realizuar nga UNFPA Shqipëri në bashkëpunim me MInistrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social dhe Institutin e Shëndetit Publik.

Synimi i workshopit ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe aftësimit të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara në këtë fushë mbi pjesëmarrjen aktive në proceset e survejancës së hepatiteve virale dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme, si dhe për bashkëpunimin e nevojshëm me strukturat shtetërore dhe Institutin e Shëndetit Publik.

Drejtuesha e zyrës së UNFPA Shqipëri Znj. Manuela Bello e pranishme në workshop theksoi rëndësinë e bashkimit të përpjekjeve të të gjithë aktorëve, nga donatorët, autoritetet publike dhe shoqëria civile me qëllim rritjen e aksesit në sistemin shëndetësor për diagnostikimin e hershëm të HIV/AIDS. “UNFPA mbetet e vendosur për të kontribuar dhe punuar me të gjithë aktorët e përfshirë në parandalimin e përhapjes së HIV/AIDS në Shqipëri. Survejanca pjesëmarrëse është një mekanizëm që mundëson grumbullimin e të dhënave në të gjitha format e mundshme për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat e shoqërisë”, tha Znj. Bello.

Drejtuesja e Zyrës së UNFPA Shqipëri Manuela Bello gjatë workshop për HIV/AIDS
Drejtuesja e Zyrës së UNFPA Shqipëri Manuela Bello gjatë workshop për HIV/AIDS

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik Znj. Eugena Tomini u shpreh se diagnozat e vonuara mund të shmangen vetëm me shtimin e testimeve vullnetare dhe nga bashkëpunimi i shoqërisë civile me sistemin shëndetësor. “Sistemi shëndetësor do të forcohej me ndërthurjen e veprimtarive, monitorimit, raportimit me shoqërinë civile. Ajo ka një rol të jashtëzakonshëm për shfaqjen në kohë reale të rasteve, që raportohen jo vetëm nga sistemi por edhe në përkujdesjen e ndonjë rasti, që nuk arrin të kapet nga sistemi i monitorimit, sistemi shëndetësor publik dhe jopublik”, tha zonja Tomini.

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik Znj. Eugena Tomini
Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik Znj. Eugena Tomini

Workshopi trajtoi cështje tematike si:

  • Survejanca pjesëmarrëse dhe bashkëpunuese
  • Sistemet dixhitale dhe roli I tyre në survjencane bashkeëpunuese
  • Plani i aktiviteteve konkrete të përbashkëta dhe nevojshme

HIV/AIDS ka shkaktuar 343 vdekje në 30 viteve në Shqipëri, si dhe ka prekur mbi 1 mijë e 700 persona, më shumë se dy të tretat prej të cilëve janë meshkuj dhe 473 femra, 53 fëmijë, 163 të rinj dhe 1 mijë e 500 të rritur.