Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

DITA BOTËRORE E POPULLSISË: GRUPET VULNERABËL NË SITUATA EMERGJENCE

DITA BOTËRORE E POPULLSISË: GRUPET VULNERABËL NË SITUATA EMERGJENCE

Lajme

DITA BOTËRORE E POPULLSISË: GRUPET VULNERABËL NË SITUATA EMERGJENCE

calendar_today 11 July 2015

Voskopojë, 11 korrik 2015: Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, me temë "Grupet vulnerabël në situata emergjence", UNFPA, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, iu bashkua Akademisë verore për të Drejtat e Minoriteteve në Voskopojë.

Aktiviteti u ndoq nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Bledi Klosi, Drejtori i UNFPA për Shqipërinë, Z. Ian McFarlane, aktivistë të të drejtave të njeriut, partnerë të rrjetit "zëri i të rinjve" #eecayouthvoice etj.

Një nga prioritetet e UNFPA është fuqizimi dhe mbrojtja e mirëqenies së grave, vajzave adoleshente dhe të rinjve dhe adresimi i nevojave dhe shqetësimeve të tyre specifike. Ne punojmë ngushtë me qeveritë, me sistemin e Kombeve të Bashkuara, partnerë lokalë dhe të tjerë për t'u përgatitur ndaj fatkeqësive dhe për t'u siguruar që shëndeti riprodhues është integruar në planet e veprimit në situata emergjence.

Duke vënë prioritet shëndetin, të drejtat dhe pjesëmarrjen e plotë të grave, vajzave adoleshente dhe të rinjve në jetën publike, ne rrisim perspektivën për një botë më të drejtë, të qëndrueshme dhe të paqtë.

Lexoni deklaratën e plotë të Drejtorit Ekzekutiv të UNFPA, Dr. Babatunde Ostimehin here.