Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Dita Botërore e Shëndetit Seksual

Dita Botërore e Shëndetit Seksual

Lajme

Dita Botërore e Shëndetit Seksual

calendar_today 04 September 2024

Dy vajza duke lexuar një libër në klasë, ndërkohë që një djalë pas tyre po vizaton në dërrasën e zezë simbolet femër, mashkull.
Foto UNFPA Albania

Shëndet seksual nuk do të thotë vetëm mungesë sëmundjesh.

Marrëdhëniet pozitive të bazuara në respekt, ndjeshmëri dhe mirëkuptim reciprok janë një gur themeli i shëndetit dhe mirëqenies seksuale.

Ndërsa kremtojmë Ditën Botërore të Shëndetit Seksual këtë vit, marrëdhëniet pozitive janë në qendër të vëmendjes. Në të vërtetë, kur partnerët i japin përparësi shëndetit seksual të njëri-tjetrit dhe kuptojnë se është një përgjegjësi e përbashkët – komunikimi, besimi dhe rezultatet e shëndetit riprodhues përmirësohen.

Një çelës për zhvillimin e marrëdhënieve pozitive është edukimi gjithëpërfshirës seksual – procesi i mësimit të aspekteve emocionale, fizike dhe sociale të seksualitetit. Kjo i jep fuqi të gjithëve, veçanërisht grave dhe vajzave, të krijojnë marrëdhënie të mira dhe të mbrojnë shëndetin dhe të drejtat e tyre seksuale dhe riprodhuese.

Aksesi në informacion cilësor promovon përdorimin e shërbimeve të shëndetit seksual dhe riprodhues, të cilat mundësojnë parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin e HIV-it dhe infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme. Edukimi seksual inkurajon, gjithashtu, diskutime faktike dhe pa paragjykim për tema të ndjeshme, të cilat mund t'i ndihmojnë të rinjtë të kuptojnë dhe të komunikojnë në mënyrë efektive për çështjet e shëndetit seksual.

Të shprehurit hapur mbi shëndetin dhe mirëqenien seksuale brenda marrëdhënieve, pa frikë nga dhuna, është shumë i rëndësishëm. Çdo person në moshë ligjore për dakortësi e pëlqim duhet të ketë mundësinë të përfshihet në marrëdhënie jo vetëm të sigurta dhe të shëndetshme, por edhe thellësisht të kënaqshme dhe përmbushëse.

Në marrëdhëniet pozitive, zgjedhjet respektohen dhe autonomia ruhet. Megjithatë, dhuna me bazë gjinore mbizotëron ende në mënyrë alarmante dhe kërkon përpjekje për parandalim dhe reagim urgjent me investime dhe mbështetje politike.

UNFPA promovon shëndetin seksual në mbarë botën, duke mbrojtur të drejtën e çdo personi për autonomi të trupit dhe duke mbështetur aksesin në shërbimet thelbësore të shëndetit seksual dhe riprodhues, pa asnjë lloj diskriminimi. Si në kohë stabiliteti, ashtu dhe në kohëra krize apo emergjence, UNFPA punon për të siguruar akses në kontracepsion, edukim gjithëpërfshirës seksual, shëndet të nënës dhe shërbime për të parandaluar dhe reaguar ndaj dhunës me bazë gjinore, kundër praktikave të dëmshme si aborti me bazë gjinor apo martesat e fëmijëve.

“Kur gratë dhe vajzat mund të bëjnë zgjedhjet më themelore për trupin e tyre, ato fitojnë jo vetëm në aspektin e autonomisë, por edhe nëpërmjet përparimeve në shëndetësi dhe arsim, në  të ardhura dhe siguri,” deklaron Drejtoresha Ekzekutive e UNFPA, Dr. Natalia Kanem. "Kjo kontribuon për një botë më të drejtë dhe me mirëqenieje në dobi të  të gjithëve."