Bota po shkon drejt një tranzicioni të gjelbër të pashmangshëm - një ndryshim drejt një planeti me një mjedis të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj klimës, i cili është kritik jo vetëm për të reaguar ndaj krizës globale klimaterike, por edhe për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Një tranzicion i suksesshëm drejt një planeti më të gjelbër do të varet nga zhvillimi i aftësive gjelbërta, duke përfshirë rritjen e njohurive teknike për të mundësuar përdorimin e teknologjive gjelbërta në mjediset profesionale, si dhe një gamë vlerash dhe qëndrimesh për të lehtësuar vendimet e qëndrueshme të mjedisit në jetë dhe në punë.
Aftësitë gjelbërta kanë rëndësi të theksuar për të rinjtë. Fillimisht, ndryshimet klimatike ndikojnë tek adoleshentët dhe të rinjtë në mënyrë të padrejtë. Vendet e varfra janë më të ndikueshme nga këto ndryshime për shkak të numrit të madh të rinjve. Këto vende kontribuojnë më pak në përballimin e krizës së klimës për shkak të kapaciteteve të kufizuara për përballimin e saj.
Të rinjtë do të jenë ata që do të vuajnë pasojat e ndryshimeve klimaterike më gjatë se cilido grup tjetër i popullsisë. Shëndeti i tyre riprodhues do të preket për shkak të rritjes së ngrohjes globale e cila do të ndikojë për keq në pasojat e shëndetit të nënave dhe të porsalindurve për brezat e ardhshëm.
Për këtë arsye, Ditën Ndërkombëtare të Rinisë këtë vit UNFPA ka vendosur që t’ia dedikojë aftësive të gjelbërta për rininë: Drejt një bote të qëndrueshme.
UNFPA mbështet të drejtat e të rinjve dhe punon për t'u mundësuar atyre të arrijnë potencialin e tyre. Vajzat, në veçanti, duhet të jenë pjesë e brezit të ri të udhëheqësve që po ndërtojnë të ardhmen tonë të qëndrueshme, pasi ato janë më të ndejshmet dhe prekshmet ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Në zotimet kombëtare për të rritur aftësitë gjelbër, meshkujt dhe djemtë shpeshherë njihen si agjentë të ndryshimeve më shumë se femrat dhe vajzat. Ndërsa udhëheqësit botërorë bëjnë thirrje për një të ardhme me aftësi të gjelbërta për të rinjtë, vajzat nuk duhet të përjashtohen.
Zhvillimi i aftësive të gjelbërta për të rinjtë në një kohë kur profilet e punës së gjelbër në tregun e punës po njohin rritje është shumë e rëndësishme për të ardhmen, sa kohë kërkesa për profesionistë po e kalon potencialin që e ofruar.
Zgjedhja dhe vendimmarrja e politikave sot në këtë drejtim do të ndikojnë thellësisht brezat e ardhshëm. Të rinjtë duhet të jenë në gjendje të përcaktojnë të ardhmen e tyre mbi prioritetet individuale dhe nevojave të shoqërisë në nivel global.