Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Dr. Natalia Kanem: Të drejtat e njeriut, çelësi për t'i dhënë fund SIDA-s

Dr. Natalia Kanem: Të drejtat e njeriut, çelësi për t'i dhënë fund SIDA-s

Deklarata

Dr. Natalia Kanem: Të drejtat e njeriut, çelësi për t'i dhënë fund SIDA-s

calendar_today 01 December 2024

Dr. Natalia Kanem - Drejtoresha ekzekutive e Fondit të OKB për Popullsinë
Dr. Natalia Kanem - Drejtoresha ekzekutive e Fondit të OKB për Popullsinë

Rruga drejt një bote pa SIDA fillon dhe mbaron me të drejtat e njeriut. Secili ka të drejtë për të marrë njohuri të sakta dhe të paanshme, për t'u trajtuar me dinjitet dhe respekt, dhe për t'u ndjerë i sigurt, pavarësisht se kush është apo kë do.

Kur këto të drejta themelore përmbushen, shohim përparim të jashtëzakonshëm kundër luftën kundër HIV-it dhe SIDA-s. Rastet e reja të infektimeve me HIV kanë rënë me 39%, nga 2.1 milion në 2010 në 1.3 milion në 2023.

Megjithatë, shumë njerëz, veçanërisht ata më të margjinalizuarit si punonjësit/et e seksit, personat transgjinorë dhe burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, ende nuk kanë akses në shërbime parandaluese. Kjo cenon të drejtën e tyre për një shëndet të mirë.

Ligjet diskriminuese dhe stigma sociale i pengojnë njerëzit të kërkojnë ndihmë për HIV-in, edhe kur shërbimet ekzistojnë.

Gratë dhe vajzat janë dy herë më të rrezikuara nga HIV dhe infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme. Kjo sepse shumë gra nuk kanë kontroll mbi jetën e tyre seksuale ose kujdesin shëndetësor. Varfëria dhe dhuna me bazë gjinore i bëjnë gratë edhe më vulnerabël.

Për të ecur përpara, duhet të punojmë edhe me burrat, të cilët shpesh ngurrojnë të kërkojnë kujdes shëndetësor.

Për fat të keq, progresi është ngadalësuar. Bota nuk është në rrugën e duhur për të arritur objektivin e saj prej më pak se 370,000 raste të reja deri në vitin 2025.

Të drejtat e njeriut janë çelësi. Kur njerëzit kanë informacion të saktë, dinë të drejtat e tyre dhe ndihen të sigurt, ata mund të marrin vendime të informuara për shëndetin e tyre.

UNFPA punon me qeveritë për të integruar shërbimet e HIV-it në kujdesin shëndetësor seksual dhe riprodhues.

Në këtë Ditë Botërore kundër SIDA-s, le të bashkohemi për të ndjekur rrugën e të drejtave të njeriut - rrugën drejt dinjitetit, zgjedhjes dhe fundit të SIDA-s.