Go Back Go Back
Go Back Go Back

Emërimi i Dr. Natalia Kanem si Drejtore e re Ekzekutive e UNFPA

Emërimi i Dr. Natalia Kanem si Drejtore e re Ekzekutive e UNFPA

Statement

Emërimi i Dr. Natalia Kanem si Drejtore e re Ekzekutive e UNFPA

calendar_today 04 October 2017

KOMBET E BASHKUARA, Nju Jork, 3 tetor 2017 - Dr. Natalia Kanem u emërua sot Drejtore Ekzekutive e UNFPA, Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, nga Sekretari i Përgjithshëm António Guterres. Ajo mban postin e Nënsekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
 
Dr. Kanem, panameze, është Drejtorja e pestë Ekzekutive e Fondit. Ajo ka shërbyer si Drejtore Ekzekutive në detyrë nga qershori 2017 dhe si Zëvendës Drejtore Ekzekutive për Programin që nga korriku 2016. Dr. Kanem ka qenë Përfaqësuese e UNFPA në Tanzani nga viti 2014 deri në vitin 2016 dhe ka mbajtur pozita të larta në Fondacionin Ford dhe institucionet e organizata të tjera joqeveritare.
 
Dr. Kanem ka një diplomë të mjekësisë në Universitetin e Kolumbias dhe një diplomë Masteri në Shëndetin Publik nga Universiteti i Uashingtonit. Ajo është  diplomuar si Studente Ekselence (magna cum laude) nga Universiteti i Harvardit, në degën histori dhe shkencë.
 
"Jam thellësisht e përkushtuar në realizimin e vizionit të UNFPA për një botë ku çdo shtatzëni është e planifikuar, çdo lindje është e sigurt dhe potenciali i çdo të riu është i përmbushur", tha Dr. Kanem.
 
"Si Drejtore Ekzekutive, do të përqendrohem në ndjekjen e qëllimeve transformuese të UNFPA, të cilat janë çimentuar në Planin tonë të ri Strategjik 2018-2021: duke i dhënë fund vdekjeve të parandalueshme tek nënat, duke i dhënë fund shtatzënive të paplanifikuara nëpërmjet plotësimit të nevojave për planifikim familjar, si dhe duke i dhënë fund dhunës me bazë gjinore dhe praktikave të dëmshme, të tilla si martesa e fëmijëve, deri në vitin 2030. "
 
"Mandati i UNFPA-së nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm," tha ajo. "Puna jonë dhe partneriteti duhet të jenë edhe më inovative, ambicioze dhe të përqendruara në nivel vendi, për të siguruar që të mos lëmë prapa asnjë grua apo adoleshente".
 
Mandati i Dr. Kanem si Drejtore Ekzekutive është për katër vjet.