Go Back Go Back
Go Back Go Back

Firmoset bashkëpunimi midis UNDP, UNFPA dhe Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në kuadër të luftimit të gjuhës së urrejtjes.

 Firmoset bashkëpunimi midis UNDP, UNFPA dhe Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në kuadër të luftimit të gjuhës së urrejtjes.

News

Firmoset bashkëpunimi midis UNDP, UNFPA dhe Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në kuadër të luftimit të gjuhës së urrejtjes.

calendar_today 19 April 2023

Studentë të shumtë morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes midis UNDP, UNFPA dhe Dep.Gazetarisë dhe Komunikimit
Studentë të shumtë morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes midis UNDP, UNFPA dhe Dep.Gazetarisë dhe Komunikimit

 

UNDP, UNFPA dhe Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi e cila synon të luftojë narrativën përçarëse në Shqipëri. Ky bashkëpunim është pjesë e iniciativës rajonale të Kombeve të Bashkuara “Yoth 4 Inclusion, Equality % Trust”, e cila po përpiqet të adresojë çështje që lidhen me gjuhën e urrejtjes, narrativës përçarëse, maksilitetit toksik, mosbesimit dhe tensionet etnike dhe religjioze në Ballkanin Perëndimor.

Objektivi i këtij bashkëpunimi është identifikimi i stereotipave etnikë në median tradicionale dhe atë sociale, rritjen e njohurive dhe aftësive të 600 studentëve, 40 gazetarëve të rinj dhe të publikut mbi përdorimin e narrativës konstruktive duke iu shmangur stereotipave etnike. Kjo iniciativë do të analizojë përmbajtjen e 12 mediave tradicionale (online dhe audio vizuale) dhe të medias sociale për periudhën Mars-Gusht 2023, mbi përdorimin e stereotipave etnikë, zhvillojë mekanizma dhe metodologji për de konstruktimin e stereotipave negative etnike, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe kapacitetet e 600 studentëve  dhe 40 gazetarëve të rinj për përdorimin e narrativës konstruktive në median tradicionale dhe atë sociale.

Studentët gjatë ceremonisë së marreveshjes midis UNDP, UNFPA dhe Dep.Gazetarisë dhe Komunikimit
Studentët e pranishëm gjatë ceremonisë së marreveshjes midis UNDP, UNFPA dhe Dep.Gazetarisë dhe Komunikimit

Qasja metodologjike e kësaj iniciative përfshin: monitorimin e medias, prodhimin e manualeve dhe fjalorëve që de konstruktojnë stereotipat negative, prodhimin dhe diseminimin e videove. Media tradicionale dhe ajo sociale do të jenë subjekt i monitorimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit, ndërkohë që gazetarët e rinj dhe studentet do të luajnë rolin e agjentëve të ndryshimit.

Znj. Monica Merioni, Përfaqësuesja e UNDP në Shqipëri u shpreh se – “Me rritjen e retorikës dhe narrativës përçarëse në Shqipëri, ky bashkëpunim është jetik në promovimin e debatit konstrukti dhe respektueshëm brenda dhe jashtë komuniteteve. Ne jemi të gëzuar për këtë marrëveshje bashkëpunimi me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Nëpërmjet fuqizimit të studentëve të gazetarisë dhe angazhimit të tyre në një narrative konstruktive, ne forcojmë dialogun ndërkulturor, përfshirjen, barazinë gjinore, dhe krijojmë mirëkuptim dhe besim midis aktorëve të përfshirë. Ky bashkëpunim do të ndihmojë në promovimin e një debate publik konstrukti dhe të respektueshëm midis komuniteteve, çfarë është jetësore në promovimin e paqes, stabilitetit dhe progresit”.

 

Monica Merino, UNDP Representative in Albania
Znj. Monica Merino gjatë ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit të
bashkëpunimit me Dekanin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Rritja e narrativës dhe retorikës përçarëse ka theksuar nevojën për më shumë debat dhe diskutim konstruktiv, bazuar në fakte dhe në respekt ndërmjet komuniteteve. Narrativa përçarëse ka fuqinë dhe mund të përkeqësojë dinamikat rajonale, mosbesimin dhe kriticizmin. Shkalla e penetrimit të internetit dhe përdorimit të aparateve celular në rajon, kombinuar dhe me masat e kufizimeve sociale prej pandemisë COVID-19, i ka lënë hapësirë shumë platformave për rritjen e narrativës përçarëse.

Shefja e Zyrës së UNFPA në Shqipëri, Dr. Manuela Bello deklaroi se: “Për UNFPA partneriteti me gazetarët e rinj është veçanërisht shumë I rëndësishëm për të identifikuar narrativën përçarëse dhe gjuhën e urrejtjes në grupe të ndryshme sociale, pavarësisht profilit, orientimit seksual dhe sidomos tek brezat e rinj. Në këtë kuadër, ne synojmë që të forcojmë angazhimin e të rinjve që njohin ndikimin vendimtar të normave tradicionale gjinore në të gjithë identitetin dhe linjat komunitare për të nxitur narrativa konstruktive dhe për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe normat patriarkale gjinore, në mënyrë që të rrisim dialogun dhe mirëkuptimin reciprok midis këtyre grupeve dhe të nxisim barazinë gjinore."

Dr. Manuela Bello during her remark at the signing ceremony
Dr. Manuela Bello gjatë fjalës së saj përshendetës në ceremoninë e nënshkrimit
të memorandumit të bashkëpunimit midis UNDP, UNDPA dhe Dep. të Gazetarisë dhe Komunikimit

Ky bashkëpunim midis UNDP, UNFPA dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë është një hap jetik në promovimin e debatit publik konstruktiv në brenda dhe ndërmjet komuniteteve. Iniciativa synon të fuqizojë të rinjtë për tu angazhuar në një narrative konstruktive, të fuqizojë dialogun ndërkulturor, përfshirjen, barazinë gjinore dhe  krijojë mirëkuptim dhe besim të ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor.