U firmos Partneriteti midis UNFPA dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, që synon të rrisë më tej kapacitetet, mirëkuptimin dhe njohuritë e Kompanive Pararojë dhe Dhomës Ekonomike të Gruas për përgjegjësitë dhe detyrimet që ka biznesi privat për të zbatuar Ligjin kundër Diskriminimit dhe për të mundësuar mjedise pune miqësore ndaj familjes, mjedise të përgjegjshme gjinore dhe jodiskriminuese.
Në përputhje me misionin për të promovuar shëndetin e adresuar sfida të popullsisë dhe barazinë gjinore, UNFPA në Shqipëri kërkon të promovojë krijimin e mjediseve mundësuese të punës ku, të gjithë gratë dhe burrat të kenë mundësi të realizojnë nevojat dhe dëshirat e tyre për të krijuar një familje dhe për të lindur aq fëmijë sa dëshirojnë, ndërkohë që ndjekin karrierën dhe qëllimet e tyre personale e shoqërore.
Së bashku me partneritetet e ngritura tashmë me gjashtë kompani pararojë të sektorit privat dhe me Dhomën Ekonomike të Gruas, plotësojmë sot këtë grup aleatësh edhe me një institucion mbikqyrës të respektimit të të drejtave të njeriut për të pasur një ndërhyrje solide dhe të vazhdueshme.
Ceremonia e nënshkrimit u përshëndet nga Ambasadori i Austrisë në Shqipëri në prani të përfaqësuesve të kompanive pararojë, bashkëpunëtorë, media dhe aktorë të tjerë e aktivistë të fushës.
Ky partneritet është pjesë e projektit rajonal "Më shumë Zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme Gjinore për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi", drejtuar nga zyra rajonale e UNFPA EECA me mbështetjen financiare të Agjensisë Austriake për Zhvillim.