Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Fuqizimi i të rinjve përmes të mësuarit nga bashkëmoshatarët: Një brez i ri i paqendërtuesve në Ballkanin Perëndimor

Fuqizimi i të rinjve përmes të mësuarit nga bashkëmoshatarët: Një brez i ri i paqendërtuesve në Ballkanin Perëndimor

Histori

Fuqizimi i të rinjve përmes të mësuarit nga bashkëmoshatarët: Një brez i ri i paqendërtuesve në Ballkanin Perëndimor

calendar_today 21 September 2024

Brezi i ri i paqendërtuesve në Shqipëri gjatë një trajnimi. Janë 3 djem dhe një vajzë të ulur rreth një tavoline, duke lexuar në kompjuterin përballë tyre.
Gjenerata e re e paqendëtuesve në Shqipëri gjatë një trajnimi

Një gjeneratë e re paqendërtuesish, të nxitur nga vlerat e përfshirjes, barazisë dhe besimit po shfaqet në Ballkanin Perëndimor. Këta liderë të rinj janë të gatshëm të ndikojnë në komunitetet e tyre, por edhe në rajon, përmes hapave konkretë. 

Ndër të tjera, është krijuar një grup edukatorësh bashkëmoshatarë për paqen, larg dhunës, i udhëhequr nga të rinj të rrjetit njohur ndryshe si rrjeti Y-peer (Edukatorë Bashkmoshatarë), dhe UNFPA po mbështet zgjerimin dhe forcimin e tij.

Kjo nismë bazohet në aftësitë dhe kreativitetin e të rinjve për të promovuar narrativa konstruktive, bashkëpunim e dialog ndërkulturor, mirëkuptim dhe besim të ndërsjelltë. Metodologjia Y-peer është projektuar për të fuqizuar të rinjtë si agjentë të ndryshimit pozitiv, duke i vendosur përvojat dhe idetë e tyre në qendër të procesit të të mësuarit, në vend që të mbështeten vetëm tek 'ekspertët' e rritur.

Një element kyç i strategjisë Y-peer është efekti i saj katalitik si 'top bore'. Të rinjtë që marrin pjesë në program shpesh bëhen advokues, duke promovuar vlerat e përfshirjes dhe diversitetit. Këta liderë të rinj mund të ndikojnë në të ardhmen e rajonit, ndaj theksojmë rëndësinë e investimit tek të rinjtë sot.

Në qytetet e vogla, ku ekspozimi ndaj nismave të tilla ka qenë minimal, pjesëmarrës si Megi dhe Bora panë perspektiva të reja. Megi kuptoi se "shpesh i përjashtojmë pa dashje të tjerët. Është thelbësore të ndërgjegjësohemi për këto sjellje për të promovuar paqen dhe respektin reciprok." Bora shtoi: "Mësova se edhe veprimet e vogla mund të kontribuojnë për një shoqëri paqësore. Dhe ky projekt e bëri të mundur."

Programi edukativ Y-peer është gjithëpërfshirës, ​​duke pajisur liderët e rinj që vijnë nga kontekste të ndryshme – qofshin nga zonat rurale, qytete të vogla apo qytete të mëdha, identitete të ndryshme etnike, kulturore dhe gjinore – me mjete dhe aftësi për të vazhduar ciklin e edukimit me bashkëmoshatarët e tyre. Trajnuesit, vetë produkte të projektit, luajnë një rol vendimtar në zgjerimin e rrjetit duke identifikuar dhe motivuar pjesëmarrës të rinj. Qëllimi kryesor është të nxitet bashkëpunimi dhe mirëkuptimi midis grupeve të ndryshme.

Pas përfundimit të trajnimit të tyre, këta udhëheqës të rinj zbatojnë aftësitë e tyre si edukatorë bashkmoshatarë në jetën e përditshme, duke frymëzuar të tjerët në vazhdimësi. Për shembull, Hadisa Nasufi, një anëtare e rrjetit Y-peer në Dibër tha: “Në Dibër, si anëtare e rrjetit Y-peer, jam duke u angazhuar në aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e paqes dhe tolerancës tek të rinjtë. Një nga veprimet specifike është organizimi i seancave edukative në shkollën e mesme ku flitet për rëndësinë e komunikimit efektiv dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve”.

Ndikimi i rrjetit është i dukshëm në lidhjet që ai nxit mes të rinjve me prejardhje të ndryshme, për të bashkëpunuar në përpjekjet lokale për ndërtimin e paqes. 

Klarencio Arapaj deklaron: “Trajnimi “‘Rinia, Paqja dhe Siguria’ më dha mundësinë për të kryer rolin e mentorit dhe këshillueit për bashkëmoshatarët e tjerë, gjë që ka qenë tepër shpërblyese. Nëpërmjet këtyre përvojave, kuptova ndikimin e rëndësishëm, që mund të kemi në promovimin e paqes dhe mbështetjen e nismave të drejtuara nga komuniteti.”

Klarencio Arapaj in “the Youth, Peace, and Security training"
Klarencio Arapaj në trajnimin e të rinjve për 'Paqe dhe Siguri'

Përdorimi i mënyrave tërheqëse të mësimdhënies siguron që përmbajtja edukative të mos harrohet dhe të ketë ndikim. Udhëtimi i Silvio Tockës ilustron ndikimin afatgjatë të ndërhyrjes. Ai mori pjesë në një trajnim në Prrenjas në vitin 2022 dhe, më pas, aplikoi dhe u përzgjodh për të ndjekur Akademinë vjetore për të Drejtat e Njeriut dhe të Minoriteteve të bashkëorganizuar nga Zyra Rajonale e Koordinimit të Rinisë (RYCO) dhe UNFPA. Në vitin 2024, Silvio aplikoi gjithashtu për një trajnim të organizuar në kuadër të një projekti që trajtonte narrativat e dëmshme, ku ai u njoh për idetë e tij të jashtëzakonshme. Silvio mbetet i përfshirë në mënyrë aktive me grupin vullnetar: "Pjesëmarrja në trajnim në moshën 15 vjeçare në qytetin tim të vogël të lindjes, Prrenjas, më hapi një botë të madhe mundësish. Vëmendja që mora për idenë time të projektit më tregoi se edhe të rinjtë nga qytetet e vogla mund të kenë një ndikim të madh. Unë jam më i përkushtuar se kurrë për të promovuar paqen dhe sigurinë brenda komunitetit tim."

Silvio Tocka during the training in Prrenjas in 2022
Silvio Tocka gjatë një trajnimit YPS në Prrenjas

Si rezultat i trajnimit dhe mbështetjes së rrjetit Y-peer, me mbështetjen e iniciativës së Fondit të OKB për Ndërtimin e Paqes, këta të rinj anëtarë janë të gatshëm për të zbatuar iniciativa me ndikim brenda komuniteteve të tyre. Idetë fokusohen në ngritjen e kapaciteteve të të rinjve dhe promovimin e paqes në nivel lokal, përmes shprehjes kreative, ideve dhe nismave të udhëhequra nga të rinjtë, të sponsorizuara nga bashkitë si: krijimi i hapësirave virtuale të sigurta në shkolla për raportim anonim mbi dhunën, debatet në shkolla për të promovuar tolerancën dhe për të luftuar urrejtjen, fjalimet, vrapimi për tolerancë, krijimi i veprave të artit, ekspozita dhe murale me mesazhin e paqes në komuna të ndryshme.

Hadisa thotë më tej: “Kam fituar njohuri dhe aftësi të reja që po i aplikoj në mënyra të ndryshme. Një nga mënyrat është krijimi i një grupi mbështetës i të rinjve në Dibër, ku organizojmë diskutime dhe aktivitete që fokusohen në ndërtimin e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve. Kam përdorur manualet e trajnimit dhe materialet edukative të metodologjisë Y-peer për të krijuar seanca mësimore interaktive në komunitetin tim. Për shembull, gjatë një seminari mbi të drejtat e njeriut dhe rëndësinë e respektimit të diversitetit, përdora lojëra dhe ushtrime edukative që mësova gjatë trajnimit, për t'i ndihmuar pjesëmarrësit të kuptojnë konceptet e paqes dhe tolerancës.

Udhëtimi i Anxhela Kokoshit, një tjetër edukatore bashkëmoshatare, ilustron ndikimin e programeve të trajnimit për të rinjtë dhe paqen. Ajo thekson evolucionin e saj nga një pjesëmarrëse në një udhëheqëse, duke kontribuar në mënyrë aktive në nismat e ndërtimit të paqes dhe duke frymëzuar të tjerët në komunitetin e saj. Anxhela thotë: “Trajnimi për të rinjtë, paqen dhe sigurinë ishte një përvojë transformuese për mua. Më pajisi me aftësitë dhe besimin për të udhëhequr dhe për të pasur një ndikim domethënës në komunitetin tim. Ky udhëtim më ka treguar fuqinë e iniciativave të drejtuara nga të rinjtë në nxitjen e paqes dhe ndryshimeve pozitive.”

Anxhela Kokoshi, Y-peer trainee
Anxhela Kokoshi, trajnere 'Y-peer'

Në vitin 2021, metodologjia Y-peer u zyrtarizua në një manual trajnimi gjithëpërfshirës mbi edukimin e të rinjve për ndërtimin e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve (Youth Peer Education for Peacebuilding and Conflict Transformation). Ky manual, i cili synon të nxisë bashkëpunimin social dhe mirëkuptimin midis grupeve të ndryshme, është përkthyer në të gjitha gjuhët e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, me mbështetjen e projektit nga Fondi i OKB për Ndërtimin e Paqes, manuali tashmë është integruar në nivelin arsimor parauniversitar në kuadër të aktiviteteve jashtëshkollore të planifikuara dhe zbatuara nga qeveritë e nxënësve në shkollat ​​e mesme. Ky integrim siguron një ndikim të qëndrueshëm në sistemin arsimor dhe ka dëshmuar të jetë i vetë-përsëritshëm brenda arsimit të mesëm. Profesorët tashmë kanë filluar të përfshijnë përmbajtjen e manualit në kurset dhe seancat e tyre jashtëshkollore dhe ka plane për të zgjeruar më tej metodoogjinë e edukimit y-peer në nivelet e arsimit parauniversitar dhe universitar, duke e bërë manualin një material burimor për shkollat ​​fillore, të mesme dhe universitetet. Ky zgjerim do të siguronte që një grup më i gjerë dhe më i larmishëm të rinjsh të marrin këtë edukim thelbësor zyrtarisht në shkollë, duke u mundësuar atyre të promovojnë respektin për diversitetin dhe paqen në komunitetet e tyre, krahas punës së vazhdueshme arsimore që bëhet me të rinjtë jashtë shkollës, veçanërisht zonat e margjinalizuara, vulnerabël, të largëta, grupet e të rinjve më të varfër, dhe atyre që nuk janë në punë apo nuk ndjekin arsimin (NEET).

Ola Sejko nga Kamza, rrethinat e Tiranës deklaron: “Jam shumë e lumtur që u bashkova fillimisht si pjesëmarrëse, e më pas duke kontribuar si anëtare e ekipit të trajnerëve. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, që më bëri të mendoj për rëndësinë e angazhimit të të rinjve për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet, për të respektuar të drejtat e grupeve të margjinalizuara dhe për t'i dhënë fund diskriminimit në shoqërinë tonë. Do t'u rekomandoja të gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e nismave dhe projekteve të tilla të organizuara në shkollat ​​dhe qytetet e tyre dhe, pse jo, të ecin përpara, të shprehen dhe të ushtrojnë aftësitë e tyre si edukatorë të bashkëmoshatarëve”. 

Ola Sejko,Y-peer trainee
Ola Sejko, trajnere 'Y-peer'

Mbështetur nga një projekt rajonal i financuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes (PBF) dhe zbatuar nga UNFPA, UNDP, UN Women dhe UNESCO, një rrjet rajonal i paqendërtuesve është zgjeruar ndjeshëm në Ballkanin Perëndimor.