Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Fushata “Tjetër Herë me Vajzë” mbyllet me sukses.

Fushata “Tjetër Herë me Vajzë” mbyllet me sukses.

Lajme

Fushata “Tjetër Herë me Vajzë” mbyllet me sukses.

calendar_today 22 November 2023

Eventi Përmbyllës i fushatës "Tjetër Herë Me Vajzë"
Eventi Përmbyllës i fushatës "Tjetër Herë Me Vajzë"

Fushata "Tjetër Herë me Vajzë" kulmoi me një ngjarje të mbajtur më 22 nëntor 2023, duke shënuar një moment historik të rëndësishëm në përpjekjet e përbashkëta të UNFPA, FiBank dhe Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijës për të ndaluar abortin selektiv në Shqipëri, si një praktikë e dëmshme e dhunës me bazë gjinore.

Çka filloi si një ekspozitë mbresëlënëse fotografish nga Kristinë Culaj, u shndërrua në një lëvizje që përqafon një dukuri kritike në shoqërinë tonë – mungesën e vajzave të cilave nuk iu dha kurrë mundësia e jetës. Pasi përveç foto të vajzave reale, ekspozita përmbante dhe siluheta dhe histori vajzash të munguara – për të simbolizuar kështu të gjitha vajzat shqiptare që nuk u lindën si pasojë e abortit selektiv.

Duke udhëtuar nëpër Shqipëri, ekspozita përhapi mesazhe të rëndësishme e prekëse në Kukës, Fier dhe Durrës, duke bërë jehonë në komunitetet e gjera.

Në finalen e eventit, kordinuar nga RedCloud dhe udhëhequr nga aktivistja dhe influencese e medias sociale dhe asaj tradicionale, mbështetëse e fortë e kauzës, Fatma Haxhialiau, vajzat e reja të paraqitura në fotot qëndruan përkrah nënave e familjarëve të tyre, duke dhënë edhe njëherë mesazhe promovuese të fuqizimit të vajzave dhe grave. Partnerët e projektit dhe anëtarë të medias u mblodhën, duke theksuar frymën e bashkëpunimit që nxiti këtë fushatë.

Duke i dhënë një prekje muzikore mbrëmjes, kori të rinjve të Liceut Artistik dhe kori i fëmijëve mahniti audiencën me performancën e tyre, duke nënvizuar rëndësinë e krijimit të një të ardhmeje ku çdo fëmijë vlerësohet dhe festohet.

Znj. Manuela Bello, Drejtuese e zyrës së UNFPA Shqipëri, mbajti një fjalim i cili hodhi dritë mbi hapat e bërë në adresimin e çështjes së abortit selektiv dhe praktikave të dëmshme të dhunës me bazë gjinore. Ajo tregoi se si “Tjetër Herë me Vajzë” ka pasur një kontribut që ka sjellë ndryshime pozitive, falë edhe bashkimit të zërave dhe aleatëve e bashkëpunëtorëve në këtë lëvizje.

Momenti më prekës i natës erdhi kur, një nga vajzat e reja të paraqitura në fotografi, mbajti një fjalim emocionues, duke përforcuar mesazhin e përzemërt të fushatës dhe. "Tjetër Herë me Vajzë" nuk erdhi thjesht si një fushatë, por si një dëshmi e këmbënguljes, avokimit dhe angazhimit për të përmirësuar pabarazitë shoqërore në vendin tonë, të cilat fillojnë që në shtatzëni, si edhe të nevojës për fuqizim, barazi gjinore dhe pjesëmarrje edhe të djemve e burrave në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.