Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Kostoja e jetesës në Shqipëri vs BE: Krahasimet për çdo aspekt të jetës së përditshme, nga ushqimi, banesa, transporti apo argëtimi, te të rinjtë

Kostoja e jetesës në Shqipëri vs BE: Krahasimet për çdo aspekt të jetës së përditshme, nga ushqimi, banesa, transporti apo argëtimi, te të rinjtë

Lajme

Kostoja e jetesës në Shqipëri vs BE: Krahasimet për çdo aspekt të jetës së përditshme, nga ushqimi, banesa, transporti apo argëtimi, te të rinjtë

calendar_today 29 January 2025

Paneli i ekspertëve në serinë e tretë të emisionit "Shpopullimi"
Paneli i ekspertëve në serinë e tretë të emisionit "Shpopullimi"
Remote video URL

Shqipëria po përballet me një sfidë të rëndësishme të emigracionit, veçanërisht të brezit të ri. Ky fenomen është pasojë e faktorëve ekonomikë, socialë dhe politikë, që kanë ndikuar në largimin masiv të të rinjve. Diskutimet e fundit mes ekspertëve në ciklin e emisioneve të UNFPA Albania, “Shpopullimi”, nxjerrin në pah disa nga arsyet kryesore që shtyjnë të rinjtë të kërkojnë mundësi të reja jashtë vendit.

Pse largohen të rinjtë?

Demografi Arjan Gjonça shpjegon se faktorët kyç për emigracionin e të rinjve janë kryesisht arsimimi dhe mundësitë e punësimit, të përmbledhura në konceptin e “një jetese më të mirë”. Për të rinjtë që dëshirojnë të studiojnë në universitete të huaja, është bërë më e realizueshme që të ndjekin këto aspirata për shkak të njohjes së diplomave në vendet pritëse, sidomos në vende si Gjermania. Punësimi jashtë vendit ofron kushte dhe paga më të larta, të cilat nuk janë të krahasueshme me ato në Shqipëri.

Remote video URL

Sfidat e tregut shqiptar dhe mungesa e mundësive

Eksperti ekonomik Selami Xhepa e konsideron emigracionin e brezit të ri si dëshmi të dështimit të tranzicionit ekonomik dhe politik, që nuk ka krijuar mjaftueshëm mundësi për punësim. Ai vëren se ky dështim lidhet edhe me sistemin arsimor dhe shërbimet publike të papërshtatshme, të cilat nuk i përgjigjen nevojave të të rinjve për një karrierë të qëndrueshme pas diplomimit.

Remote video URL

Efektet afatgjata të largimit të të rinjve

Sociologia Arjana Muçaj shton se largimi i të rinjve, që janë grupmosha më kontribuese për sistemin e sigurimeve dhe pensioneve, krijon një boshllëk të theksuar në tregun e punës. Kjo situatë kërkon politika të posaçme që mbështesin zhvillimin e arsimit profesional dhe që ofrojnë kushte konkurruese për të rinjtë në tregun e punës.

Remote video URL

Kosto e jetesës dhe fuqia blerëse

Diferenca në koston e jetesës dhe aftësinë blerëse midis Shqipërisë dhe vendeve evropiane është një tjetër faktor madhor. Sipas analizës në dokumentar, Enriko Ceko, i cili i referohet Eurostatit, shpjegon se aftësia blerëse e të rinjve shqiptarë është më e ulët se ajo e bashkëmoshatarëve të tyre europianë. Për shembull, një shqiptar mesatar harxhon rreth 42% të të ardhurave të tij për ushqim, ndërsa në Evropë kjo shifër është 13-14%. Kjo tregon presionin e lartë ekonomik për të rinjtë shqiptarë që përballen me një realitet të vështirë financiar.

Remote video URL

Eksperiencat personale të emigrantëve shqiptarë

Intervistat me emigrantë si Adela Hysenllari në Lisbonë dhe Kosta Braçja në Londër sjellin një perspektivë të re për koston e jetesës dhe arsyet që çuan në vendimin e tyre për t'u larguar. Ata raportojnë se shpenzimet për ushqim, qira dhe argëtim në vendet ku jetojnë janë më të leverdishme, pavarësisht pagave të larta. Ndërkohë, disa të rinj, si Visar Mataj, që është kthyer në Kukës për të kontribuar në komunitetin e tij, tregojnë se mbështetja familjare dhe dëshira për t’i dhënë diçka vendit janë faktorë që i mbajnë në Shqipëri.

Remote video URL

Politikat dhe strategjitë për ndalimin e emigracionit

Albert Gajo dhe Arjana Muçaj theksojnë nevojën për politika të decentralizuara që mund të zhvillojnë ekonominë dhe shërbimet publike jashtë Tiranës. Sipas tyre, vende si Holanda kanë ndërtuar modele zhvillimi për të rikuperuar rajonet e varfra, duke zhvendosur struktura qeveritare dhe ofruar shërbime publike në zona rurale. Kjo mund të shërbejë si shembull edhe për Shqipërinë, e cila duhet të fokusohet në krijimin e mundësive për të rinjtë në vend, si përmes mbështetjes së sektorit privat, ashtu edhe përmes zhvillimit të industrive të reja, si teknologjia dhe turizmi. Gjonça thekson diversifikimin e ekonomisë bazuar mbi një politikë të zhvillimit rajonal.

Largimi i të rinjve nga Shqipëria është një problem që kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe strategji afatgjata. Sipas ekspertëve, pa politika të qëndrueshme që ndihmojnë në përmirësimin e tregut të punës dhe rritjen e cilësisë së jetesës, shpopullimi do të vazhdojë. Shqipëria duhet të investojë në zhvillimin e rajoneve dhe të ofrojë kushte tërheqëse që i japin të rinjve një arsye për të qëndruar apo për t’u rikthyer.

Remote video URL

UNFPA: Migracioni, faktor i rëndësishëm për zhvillim

Për UNFPA, migracioni njihet si një faktor i rëndësishëm për zhvillim. Gjithashtu, migracioni është edhe rrjedhojë e natyrshme kur një vend përballet me mungesa të burimeve dhe mundësive. Për këtë arsye, UNFPA përpiqet të analizojë dhe nxisë të kuptuarin e potencialit zhvillimor që sjell migrimi në lidhje me kapitalin njerëzor, ekonomik dhe social, si edhe të nxisë përfshirjen e të rinjve në diskutim.

Ndër të tjera, UNFPA thekson rëndësinë që merr një diskutim dhe analizë e qenësishme midis arsimit dhe nevojave të tregut të punës për të bashkërenduar më mirë profilet që ofrojnë institucionet e arsimit të lartë për të plotësuar nevojat e tregut në Shqipëri, si edhe nevojën për të përmirësuar cilësinë e përmbajtjes së arsimit në të gjitha nivelet.

Një vëmendje e veçantë duhet t‘i jepet arsimit profesional lidhur me nevojat e tregut të punës. Zhvillimi hap mundësinë për të eksploruar më shumë nevojat dhe e bën të domosdoshme që arsimi profesional të riformatohet për t’iu përgjigjur nevojave dhe sektorëve.

Remote video URL