Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

MË SHUMË ZGJEDHJE, POLITIKA MIQËSORE PËR FAMILJEN NË VENDIN E PUNËS NË SEKTORIN PRIVAT NË SHQIPËRI

MË SHUMË ZGJEDHJE, POLITIKA MIQËSORE PËR FAMILJEN NË VENDIN E PUNËS NË SEKTORIN PRIVAT NË SHQIPËRI

Lajme

MË SHUMË ZGJEDHJE, POLITIKA MIQËSORE PËR FAMILJEN NË VENDIN E PUNËS NË SEKTORIN PRIVAT NË SHQIPËRI

calendar_today 29 December 2022

Renato në vendin e tij të punë në median EuroNews Albania
Renato në vendin e tij të punë në median EuroNews Albania

Çdo fëmijë i lindur është një bekim për çdo familje, por ky hap i madh në jetë sjell me vete sfidat dhe ndryshime shumë të mëdha në rutinën e prindërve. Ndryshimet demografike të lidhura me orientimin e jetës në zonat urbane dhe qytetet e zhvilluara, ka detyruar familjet e reja, sidomos, të përballen jo pak herë me sfida të mëdha në raport me përkushtimin e kërkuar të familjes së re dhe nevojave për t’iu përgjigjur aktivitetit rutinë profesional.

Në Shqipëri, leja e lindjes për nënat është një mekanizëm i garantuar me ligj me qëllim krijimin e lehtësirave të nevojshme për përkujdesjen ndaj fëmijës, që aplikohet gjerësisht në sektorin publik. Ndërkohë, sektori privat, që zë jo pak peshë në tregun e punës, duket se ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim.

Shqipëria mbetet tradicionale në aspektin e garantimit të të drejtave për përkujdesje për familjet e reja, ku gruaja është e vetmja që duhet të sakrifikojë deri dhe të braktisë rrugëtimin profesional, për t’u përkujdesur për fëmijët. Ndërkohë, jo pak vende të Evropës aplikojnë qasje të barabartë për gratë dhe burrat, ku lejen e lindjes mund ta marrë njësoj edhe burri, që gruaja të vijojë aktivitetin e saj profesional.

Në Shqipëri, me mbështetjen e UNFPA, po zbatohet iniciativa “Më shumë zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme Gjinore për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi”, e cila synon të zgjerojë zgjedhjet për gratë dhe familjet për të pasur një ekuilibër punë-jetë. zbatuar nga UNFPA dhe mbështetur nga zyra e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC),.

Renato është punonjës në televizionin Euronews Albania, i cili është një prej kompanive pararojë  që po aplikojnë politika mbështetëse për familjet e reja. Ai na tregon se kënaqësia e të bërit baba dhe të krijuarit të familjes është pa diskutim një emocion i madh, por, që shoqërohet me përgjegjësi dhe sfida të shumta. “Nuk është e lehtë. Familja kërkon angazhim shumë të madh. Përpiqem që kohën që shpenzoj me familjen të mos e përziej me punën, edhe pse kjo e fundit ka dinamikën e saj, që kërkon përkushtim dhe gadishmëri nga vetë profili i punës”, thotë Renato.

Në kuadër të projektit “Më shumë zgjedhje”, punëdhënësi i Renatos ka aplikuar politika miqësore për punonjësit që kanë krijuar familje rishtazi, që I ndihmojnë ata në mënyra të ndryshme. Sipas tij, punëdhënësi i ka krijuar lehtësirat e nevojshme, që ai të jetë më pranë familjes së tij të re. “Mbështetja ka qenë maksimale, duke më mundësuar atë që është me e çmuar, kohën pranë familjes. Përveç ditëve të lejes, sa herë ka qenë e nevojshme të jem prezent në shtëpi, puna fleksibël,  puna nga shtëpia ka qenë një metodë që më është ofruar nga punëdhënësi.

Renato është i qartë kur vihet përballë pyetjes se, nëse bashkëshortes së tij do t’i duhej të kthehej në punë përpara mbarimit të lejes së lindjes, a do të ishte i gatshëm ai ta zëvendësonte, pasi këtë mundësi ia ofron pikërisht aplikimi i politikave miqësore të punëdhënësit të tij. “Nëse do ishte e nevojshme, patjetër që po”, thotë ai.

Duke qenë se Renato ka përfituar nga këto politika miqësore të punëdhënësit aktual, ai vlerëson jo pak të rëndësishme zbatimin e këtyre politikave të cilat kanë po aq rëndësi sa dhe niveli i të ardhurave. “Të dyja janë të rëndësishme, por për mua më shumë të nevojshme janë kushtet lehtësuese, për të qëndruar pranë familjes, kur lind nevoja. Nëse në periudhën kur prisja të bëhesha baba do të isha përballë zgjedhjes për një vend pune me të ardhura me të larta se pozicioni aktual, ju siguroj që do të kisha zgjedhur midis pagës dhe kushteve lehtësuese, këto të fundit”, shprehet ai me bindje të plotë.

Projekti “Më shumë Zgjedhje”, synon zgjerimin e zgjedhjeve për gratë, në mënyrë që ato të përmbushin aspiratat e tyre në lidhje me karrierën, familjen dhe fëmijët, si edhe përfshirjen e burrave në kujdesin për familjen dhe punën e papaguar, për të mundësuar barazinë gjinore jo vetëm jashtë mjedisit të shtëpisë, por edhe brenda saj.

 “Më shumë Zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme Gjinore për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi" është një projekt zbatuar nga #UNFPAAlbania nën drejtimin e UNFPA Eastern Europe & Central Asia me mbështetjen e Austrian Development Agency (ADA) financuar nga Austrian Development Cooperation.