Go Back Go Back
Go Back Go Back

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, u mbajt në Tiranë finalja e turneut të Basketbollit 3x3 i Ballkanit Perëndimor.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, u mbajt në Tiranë finalja e turneut të Basketbollit 3x3 i Ballkanit Perëndimor.

News

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, u mbajt në Tiranë finalja e turneut të Basketbollit 3x3 i Ballkanit Perëndimor.

calendar_today 22 January 2024

Fjala Vret imazh ilustrues i fushatës kundër gjuhës së urrejtjes.
Fjala Vret imazh ilustrues i fushatës kundër gjuhës së urrejtjes.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, u mbajt në Tiranë finalja e turneut të Basketbollit 3x3 i Ballkanit Perëndimor. Të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale, të rinj aktivistë, prindër, mësues, dashamirës të sportit dhe aktivistë të komuniteteve për përfshirje morën pjesë në aktivitetin sportiv si pjesë e projektit Rajonal të OKB-së “Të Rinjtë për Përfshirje, Barazi dhe Besim”.

Turneu i Ballkanit Perëndimor u mbajt në Tiranë në datat 2 dhe 3 dhjetor, ku tetë ekipe dhe katër shtete pjesëmarrëse garuan në ekipe të rinjsh mikse me dhe pa aftësi të kufizuara, sipas një formule të aprovuar zyrtarisht nga federate e basketbollit dhe organizata Special Olympics. Ekipet e unifikuara të atletëve vinin nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova* dhe Maqedonia e Veriut.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë-UNFPA në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim-UNDP dhe Special Olympics Albania ishin organizatorët dhe mikpritësit e aktivitetit rajonal, mbështetur financiarisht nga Fondi i OKB-së për Ndërtimin e Paqes-UNPBF. Personat me aftësi të kufizuara janë shpesh të cënuar nga gjuha e urrejtjes dhe ky turne sportiv, me temë kryesore gjithëpërfshirjen, ndihmoi për të përhapur mesazhin ndërgjegjësues në një audiencë të gjerë dhe për të sjellë mesazhe bashkuese, positive, mirëkuptimi, pranimi dhe përfshirjeje. Ceremonia e hapjes nisi me dy numra kërcimi gjithëpërfshirës nga Grupi Albania “Silhouette Dance”. Të shoqëruar nga gjashtë fëmijë kërcimtarë pa aftësi të kufizuara, të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale Marvin Çela dhe Belkisa Pillati mahnitën publikun me performancën e tyre sa emocionuese aq edhe domethënëse.

Në muzikë shkëlqyen gjithashtu, Soirdio Balla në kitarë dhe Dea Çaushi në violinë, e cila, pak minuta pas performances, iu bashkua grupit të ekipit të basketbollit të Elbasanit. Tetë ekipet përfaqësuese luajtën në fazën e parë më 2 dhjetor, ndërsa raundi i gjysëmfinaleve dhe finalja e madhe  u zhvilluan më 3 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Turneu përfundoi me ndeshjen finale midis Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, e cila ishte shumë konkuruese dhe kaloi në kohë shtesë, duke përfunduar me fitoren e ekipit të Bosnje-Hercegovinës.

Në Ceremoninë mbyllëse, The Door, banda muzikore e veglave frymore  nga Shkodra me muzikantë me aftësi të kufizuara, luajti të disa nga këngët më të dashura nga The Beatles dhe Elvis Presley, duke finalizuar me një këngë popullore shqiptare, që ngriti në këmbë të gjithë audiencën. Turneu Rajonal i Basketbollit të Ballkanit Perëndimor 3x3 përfundoi me ndarjen e medaljeve për pjesëmarrësit dhe kupave për fituesit nga personalitete dhe zyrtarë të lartë: Zj. Bora Muzhaqi, Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët; Z. Fidel Ylli, President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar; Zj. Anuela Ristani, Nënkryetare e Bashkisë Tiranë; Z. Michele Ribotta, Kordinator i Përhershëm në detyrë i OKB Shqipëri; Dr. Manuela Bello. Drejtuese e Zyrës së UNFPA Shqipëri; Ms. Monica Merino, Përfaqësuese e UNDP Shqipëri; Z. Thomas Jackson, Kordinator Rajonal I Projektit dhe personalitete të tjera vendase.

Kjo iniciativë synoi të ndërgjegjësojë publikun dhe institucionet për rëndësinë e zbatimit të politikave sociale për personat me aftësi të kufizuar, si edhe për t’u dhënë mundësi të rinjve nga rajoni që të afrohen me njëri-tjetrin, duke përcjellë kështu mesazhe që nxisin bashkëpunimin, gjithëpërfshirjen, barazinë, besimin reciprok midis të rinjve në luftë kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes.

*Për Kombet e Bashkuara, të gjitha referencat për Kosovën do të kuptohen në kontekstin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit (1999)