Tiranë - UNFPA në partneritet me Nënkomisionin Parlamentar për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas organizuan “Konsultimin Kombëtar mbi Demografinë dhe Pabarazitë Gjinore në Shqipëri”, nga Kajro 1994 deri sot – në kuadër të 25 vjetorit të Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD25). Të pranishëm përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, INSTAT, akademikë aktivistë dhe ekspertë të fushës, partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit dhe pëfaqësues të trupit diplomatik.
Demografi dhe Asistent Profesor Arjan Gjonça bëri një pasqyrë të progresit të bërë në Shqipëri që nga Kajro 1994 dhe dinamikat e popullsisë shqiptare sot, duke ngritur tri çështje kryesore:
1. Barazinë gjinore dhe fuqizimin e gruas.
2. Luftën kundër dhunës dhe poraktikave të dëmshme si martesat e hershme / të fëmijëve, apo zgjedhjen e seksit të fëmijës.
3. hartimin dhe zbatimin si duhet të politikave përfshirëse mbi popullsinë.
Demograf dhe As. Prof Arjan Gjonçaj, London School of Economics
Popullsia shqiptare është zvogëluar në numër që nga rënia e regjimit socialist në 1990, nga 3.2 milion në 1989 në 2.8 milion në 2011 dhe në 2.6 milion në 2018; nga një normë e lartë vjetore e rritjes prej 2.06% në vit në vitet 1980, në një rritje negative në vitet 2000, prej -0.91%.
Vendi po kalon një regjim të ri demografik të jetëgjatësisë afatgjatë, me një jetëgjatësi në lindje të femrave prej 80.6 vjet dhe për meshkujt 77.4 vjet në vitin 2018, dhe fertilitet të ulët me normë totale të fertilitetit 1.4 fëmijë për grua në vitin 2018.
Sidoqoftë, përcaktuesit kryesorë demografikë të dinamikës së popullsisë në Shqipëri mbeten deri tani shkalla e lartë dhe e papritur e migrimit. Ulja e popullsisë, nga 3.2 milion në 1989 në vlerën e parashikuar prej 2.6 milion në 2018, i detyrohet emigrimit me më shumë se një të tretën e popullsisë së 1989 që ka lënë vendin deri në vitin 2011.
Kjo ka prekur kryesisht atë popullsi aktive të moshave 15-59 vjeç, duke krijuar kështu për herë të parë në Evropën Juglindore një mungesë të ofertës të punës, duke mos lejuar që Shqipëria të shfrytëzojë dividentin demografik.
Migrimi ka shkaktuar jo vetëm rritjen negative të popullsisë së Shqipërisë, por gjithashtu ka qenë forca shtytëse që vendi të përjetojë një plakje të popullsisë, më shpejt sesa pritej, të grupmoshës mbi 60+, duke u rritur në 14% në 2011 dhe e pritshme mbi vlerën 25% në vitin 2040.
Për sa i përket vdekshmërisë, vendi vazhdon të tejkalojë nivelin e tij të zhvillimit ekonomik, duke u konsideruar një "vend me shëndet të mirë dhe me kosto të ulët".
Zhvillimet demografike në Shqipëri kanë pasur gjithmonë një paragjykim gjinor. Shqipëria vazhdon të ketë një raport të paekuilibruar në lindje, referuar 110 lindjeve meshkuj përkundrejht 100 lindjeve femra, duke sugjeruar një aplikim të gjerë të abortit selektiv.
Ndërkohë që arritjet përsa i përket arsimimit të grave dhe integrimit të tyre në tregun e punës kanë qenë të lavdërueshme për femrat në Shqipëri, shoqëria mbetet mjaft patriarkale, duke ndikuar kështu në rolet shtëpiake dhe fuqizimin e grave në shtëpi dhe në disa aspekte të shoqërisë.
Ndërsa Kordinatori i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Z. Brian Williams, tha: "Ne duhet të largohemi nga përdorimi i gjuhës së krizës dhe t'i kthehemi gjuhës së politikave për zhvillim dhe zbatimit të tyre ashtu si duhet për çështje të moshimit, barazisë gjinore, përfshirjes së të rinjve dhe emigracionit".
Brian J. Williams, Kordinator i Përhershëm i OKB në Shqipëri
Politikat e ardhshme në vend duhet të adresojnë çështje të rëndësishme të popullsisë që synojnë:
1. Uljen e emigracionit të popullatës së re, përmes zhvillimit të politikave që përqendrohen kryesisht në punësimin dhe mundësitë për të rinjtë.
2. Përmirësimin në mënyrë shumë të ndjeshme të kujdesit shëndetësor dhe kujdesit shoqëror për të moshuarit, pasi thyerja e rrjetit tradicional shoqëror së bashku me plakjen më të shpejtë të popullsisë, do të shtojnë barrën mbi kujdesin shoqëror dhe shëndetësor të shoqërisë.
3. Përmirësimi i fuqizimit të grave në shoqëri, jo vetëm për arsimim dhe punësim, por edhe përmes përmirësimit të pozitës së vendimmarrjes shtëpiake.
4. Një fokus i veçantë urgjent duhet t'i kushtohet eleminimit të plotë të raportit të paekuilibruar në lindje, përmes një legjislacioni të ri më shtrëngues dhe zbatimit të atij ekzistues mbi abortin selektiv.
Deputete të Kuvendit të Shqipërisë
Të gjithë të pranishmit, përfshirë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, aktivistë të shoqërisë civile, të rinj dhe ekspertë të fushës u angazhuan të japin kontributin e tyre në hartimin dhe zbatimin e këtyre politikave. "'Kujdesi' është fjala e përdorur shpesh sot. Ne të gjithë këtu angazhohemi të kujdesemi për të rinjtë, për vajzat dhe gratë dhe të moshuarit, për politikat e duhura dhe kujdesi për të gjithë", tha Drejtoresha e UNFPA Albania, Rita Columbia në deklaratën e saj përmbyllëse.