Go Back Go Back
Go Back Go Back

Përqafimi i edukimit gjithëpërfshirës seksual në Shqipëri

 Përqafimi i edukimit gjithëpërfshirës seksual në Shqipëri

News

Përqafimi i edukimit gjithëpërfshirës seksual në Shqipëri

calendar_today 18 October 2019

Tiranë, Shqipëri - "Si mësuese, por më shumë si prind, unë do të doja që fëmija im të dinte sa më shumë për edukimin seksual," thotë Oriana Osmani, një arsimtare në Shqipëri. "Por shoqëria jonë ka një handikap kryesor: ne e quajmë seksin një tabu dhe nuk flasim hapur për të."

Edukimi mbi seksualitetin përshtatur sipas moshës është një pjesë integrale e rritjes. Megjithatë, për fat të keq, jo çdo prind ose mësues ka të njëtin mendim si Orjana. Si rezultat i tabuve për temën dhe keqinformimeve për qëllimin e këtij edukimi, shumë pak shkolla në Evropën Lindore dhe rajonin e Azisë Qendrore përfshijnë edukimin gjithëpërfshirës seksual (CSE) në programet e tyre - duke i lënë të rinjtë në rrezik.

“Edukimi seksual në shkollë, në përgjithësi është më i pranuar dhe i zbatuar në Evropën Perëndimore, sesa në Evropën Lindore apo Azinë Qendrore. Pjesërisht për shkak të kësaj, treguesit e shëndetit seksual dhe riprodhues të adoleshentëve janë përgjithësisht shumë më të favorshëm në Evropën Perëndimore, "thotë Dr. Evert Ketting, një ekspert ndërkombëtar për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese.

Ka prova se, nëse edukimi gjithëpërfshirës seksual fillon që në moshë të re, i ndihmon të rinjtë të shmangin shtatzënitë e padëshiruara, infeksionet seksualisht të transmetueshme, përfshirë HIV-in dhe situatat potenciale abuzive, ndërkohë që mësojnë se si të zhvillojnë marrëdhënie të sigurta, të shëndetshme, të barabarta dhe të kënaqshme me të tjerët.

Dhe gjërat kanë filluar të ndryshojnë në Evropën Lindore. Dr. Ketting citon Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Estoninë si "shembuj shumë premtues" të integrimit të edukimit seksual në kurrikulat shkollore.