Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Projekti "Më shumë Zgjedhje përmes Politikave Miqësore për Familjet" Prezantohet në Shqipëri

Projekti "Më shumë Zgjedhje përmes Politikave Miqësore për Familjet" Prezantohet në Shqipëri

Lajme

Projekti "Më shumë Zgjedhje përmes Politikave Miqësore për Familjet" Prezantohet në Shqipëri

calendar_today 21 October 2020

Tiranë - Projekti "Më shumë Zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme Gjinore për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi" u prezantua sot në Shqipëri nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA)  duke sjellë bashkën përfaqësuesi të sektorit publik dhe privat për të diskutuar mënyrat për të promovuar politikat familjare që sigurojnë ekuilibrin midis jetës dhe punës. Oraret fleksibël të punës, programet shëndetësore për punonjësit, vendet e përcaktuara për ushqyerjen me gji dhe dhomat e pushimit për fëmijët në mjediset e ndërmarrjes janë vetëm disa nga praktikat miqësore për familjet në vendin e punës që kjo inisiativë synon të realizojë në shkallë më të gjerë. UNFPA në Shqipëri, mbështetur nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), do të mbështesë dhe krijojë kapacitete në disa kompani që kanë pranuar të jenë pjesë në project, duke bashkëpunuar për të zbatuar më shumë politika dhe praktika miqësore për familjet në vendin e punës.

Politikat miqësore ndaj familjes të miratuara nga qeveritë dhe komuniteti i biznesit në disa vende kanë çuar në një rritje të numrit të grave të punësuara, pjesëmarrje më aktive të burrave në punët dhe kujdesin në shtëpi dhe përfitime të tjera për familjen dhe shoqërinë.

 

Në fjalën e tij përshëndetëse Sh. T. Dr. Christian Steiner, Ambasador i Austrisë në Shqipëri theksoi: “Është thelbësore që qeveritë të hartojnë politika që trajtojnë pabarazitë gjinore, duke krijuar kushtet dhe stimujt e duhur për gratë për të punuar. Sektori privat është një partner kryesor për adresimin e sfidave ekzistuese dhe është në interesin e vetë bizneseve të krijojnë një mjedis pune që është tërheqës për gratë. Unë besoj se bashkëpunimi ynë me UNFPA do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në krijimin e vendeve të punës miqësore për familjen dhe, për këtë arsye, më shumë barazi gjinore në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe tre vendet me përparësi të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim”.

 

Stereotipet dhe normat diskriminuese gjinore pengojnë pjesëmarrjen aktive të grave në tregun e punës dhe në jetën shoqërore dhe i dekurajojnë burrat të përfshihen më gjerësisht në kujdesin për fëmijët. Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë përmban disa udhëzime për rregullimin e orareve fleksibël të punës apo lejen e lindjes (për nënën dhe babain), vendimet përfundimtare mbeten në dorën e punëdhënësit.

 

Në Shqipëri, gratë shpenzojnë 7 herë më shumë kohë se burrat për kujdes dhe punë të papaguar në shtëpi.

 

"Ne në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë jemi të vetëdijshëm se, megjithë hapat e mirë të ndërmarrë për të përmirësuar kujdesin për fëmijët dhe punësimin e grave, përsëri arsimi, aftësimi profesional dhe profesional, mbështetja sociale, aksesueshmëria e shërbimeve publike dhe punësimi janë disa nga fushat kryesore ku ne duhet të investojmë më shumë për të arritur objektivat e axhendës sociale" deklaroi Znj. Dajna Sorensen, Zëvendës Ministre e Financave dhe Ekonomisë, një partner kryesor i projektit.

 

UNFPA po shkëmben mendime me një grup aktorësh të sektorit privat që tashmë zbatojnë praktika miqësore për familjen apo që janë të interesuar të bëhen pjesë e bashkëpunimit si pjeë e këtij projekti. Brenda kornizës së projektit, kompanitë do të përfitojnë nga udhëzimet dhe trajnimet në zgjerimin e politikave dhe praktikave miqësore ndaj familjes në vendin e punës.

 

Ndaj Zj. Nigina Abaszade, Drejtore e UNFPA për Shqipërinë në prezantimin e saj të këtij projekti, si pjesë e një programi rajonal, vuri në dukje se “Të gjitha përpjekjet nga ana jonë do të përqendrohen në prezantimin e politikave familjare që do të jepnin më shumë zgjedhje për të kombinuar punën dhe përgjegjësitë familjare si për grate, ashtu edhe për burrat. Ato duhet të parandalojnë pasoja të tilla si dëmtimi i karrierës së grave dhe duhet të projektohen në mënyrë të tillë që të inkurajojnë në mënyrë aktive baballarët të bëhen pjesë e rritjes së fëmijëve dhe ndarjes së punëve dhe kujdesit në familje”.

 

 

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni:

 

Fiorela Shalsi, Drejtuese e Projektit për Shqipërinë, shalsi@unfpa.org

Elsona Agolli, Analiste e Programit për Çështje Gjinore dhe Popullsinë e Zhvillimin: agolli@unfpa.org