Go Back Go Back
Go Back Go Back

Të vendosur kundër kancerit: fushata

Të vendosur kundër kancerit: fushata

Të vendosur kundër kancerit: fushata

calendar_today 21 October 2015

The Resident Coordinator of the United Nations in Albania, Ms. Zineb Toumi-Benjelloun and the Albanian Minister of Health, Mr. Ilir Beqaj, attended the 3rd International Conference on breast and cervical cancer

Tiranë, Shqipëri - Kordinatorja Rezidente e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Zj. Zineb Toumi-Benjelloun dhe Ministri Shqiptar i Shëndetësisë, Z. Ilir Beqaj, ndoqën Konferencën e 3të Ndërkombëtare mbi kancerin e gjirit dhe të qafës së mitrës me temë: "Të vendosur kundër kancerit - krah për krah me gratë për ta parandaluar atë".

"Të vendosur kundër kancerit - krah pkr krah me gratë për ta parandaluar atë"

Aktiviteti u organizua nga Instituti i Shëndetit Publik me mbë shtetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), si pjesë e një fushate kombëtare për të ndërgjegjësuar popullsinë mbi kontrollin e duhur për kanceirn e gjirit dhe qafës së mitrës, në bashkëpunim me Shërbimin e Onkologjikut të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Shoqatën Shqiptare të Okologëve, Institutin e Onkologëve Europianë të Milanos (IEO), nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Duke folur për nismat aktuale të Qeverisë Shqiptare në betejën kundër kancerit, Ministri i Shëndetësisë theksoi se duhet të bëhet më shumë për parandalimin, duke e kthyer vëmendjen tek shëndeti dhe jo tek sëmundja.
 
Ministri Beqaj bëri thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë nga të gjithë, duke nënvizuar rëndësinë e kontrolleve si një masë shumë efektive parandaluese. Ai gjithashtu theksoi se "pavarësisht natyrës së mjeteve financiare, qoftë shtetërore, sigurime private ose para xhepi, duhet të fillojmë ta përdorim atë në një mënyrë më të zgjuar".
 
Znj. Zineb Touimi Benjelloun, Kordinatore Rezidente e OKB në Shqipëri, theksoi rëndësinë e investimit në parandalimin dhe shërbimet shëndetësore: "Mosinvestimi në shërbimet kundër kancerit ka ndikime ekonomike dhe shëndetësore. Ndërkohë që mund të jetë e shtrenjtë për të investuar në kujdesin ndaj kancerit, shpenzimet e të mosbërit asgjë janë më të larta, pasi një fuqi punëtore e shëndetshme është thelbësore për një ekonomi të fortë ".
 
Zonja Benjelloun vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme dhe iniciativat e UNFPA për ndërtimin e shërbimeve më të organizuara dhe sistematike të kujdesit shëndetësor në vend, ndërsa gjithashtu konfirmoi se "Ne në OKB do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe palët e tjera të interesit për të arritur mbulimin shëndetësor universal, përfshirë mbrojtjen nga risku financiar dhe aksesin në shërbimet cilësore të kujdesit shëndetësor me fokus në nevojat e grupeve të pafavorizuara dhe të margjinalizuara të popullsisë".
 
Mjekët dhe specialistët e shëndetit publik në konferencë dhanë të dhëna të rëndësishme për luftën dhe parandalimin e sëmundjeve të kancerave në Shqipëri. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin dy onkologë italianë, Dr Alberto Luini dhe Dr. Giovanna Gatti, si dhe aktivistja italiane Paola Conca, i cili inkurajoi parandalimin e kancerit përmes sportit dhe mënyrës së jetesës.