Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Trajtimi i planifikimit familjar nga çdo aspekt në Shqipëri

Trajtimi i planifikimit familjar nga çdo aspekt në Shqipëri

Lajme

Trajtimi i planifikimit familjar nga çdo aspekt në Shqipëri

calendar_today 30 January 2014

TIRANË, Shqipëri - Anxhela Muhaxhi dhe burri i saj Erion u martuan kur ajo ishte vetëm 12 vjeç. Martesat e hershme dhe lindja e fëmijëve në mosha të vogla janë të zakonshme në komunitetin e saj rom në Fushë-Krujë, 25 kilometra nga kryeqyteti shqiptar i Tiranës. Si rezultat i kësaj, shumë vajza as nuk e marrin mundimin të ndjekin shkollën. Çifti i ri tani ka një vajzë 6-muajshe, të cilën luftojnë për ta ushqyer. 

Erioni, 18 vjeç, arriti të zërë një punë verore këtë vit, por ka vështirësi të gjejë punë në dimër. "Disa ditë ai punon, disa ditë ai nuk ka asgjë për të bërë", thotë Anxhela, 13.

Mosha mesatare kur martohen djemtë Romë, 18.2 vjeç, është nëntë vjet më herët se mesatarja kombëtare prej 27.2 vjet. Gratë rome martohen më herët (mosha më e re mesatare - 15.5 vjet) nga të gjitha grupet etnike në Shqipëri, sipas të dhënave të vitit 2005. Anxhelës i vjen keq që është martuar aq e re. "Unë isha një fëmijë, duhet të kisha pritur disa vite më shumë", - thotë ajo. "Unë dua që vajza ime të martohet më vonë, mos të vuajë si unë tani."
 
UNFPA dhe partnerët e saj në Shqipëri po punojnë për të përmirësuar aksesin e Romëve dhe grupeve të tjera të marxhinalizuara në informacion dhe shërbime të planifikimit familjar, përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse (Total Market Approach (TMA) për Planifikimin Familjar / Sigurimin e Produkteve të Shëndetit Riprodhues që angazhon sektorin publik, furnizuesit e sektorit komercial dhe organizatat joqeveritare, që mallrat dhe informacioni për shëndetin riprodhuese të jenë të besueshme dhe në dispozicion të tyre me çmime të përballueshme për të gjithë. Aktualisht, vetëm 25 për qind e romëve në Shqipëri kanë para të mjaftueshme për të blerë ilaçe, përfshirë kontraceptivët, dhe shumë janë lënë jashtë shërbimeve të kujdesit shëndetësor, të cilat janë të pakta dhe lënë për të dëshiruar nga cilësia në zonat rurale. 

Jetë e vështirë për Romët e Shqipërisë

Pjesëtarët e komunitetit Rom në Shqipëri janë subjekt i përjashtimit dhe paragjykimeve sociale, duke çuar në papunësi dhe analfabetizëm rreth katër herë më të lartë se mesatarja. Shumica nuk kanë regjistrim civil dhe nuk e flasin gjuhën zyrtare, gjë që çon në vështirësi të arsimimit dhe kufizim të mundësive për punësim. Aksesi në shërbimet shëndetësore dhe programet e strehimit është po ashtu i kufizuar midis romëve.

Mimoza Rakipi dhe dy vajzat e saj janë nga i njëjti komunitet rom si Anxhela dhe familja e saj. Ato jetojnë në një shtëpi pa ujë të rrjedhshëm, kanalizime apo çati, pasi vjehrri i Mimozës e humbi shtëpinë e tyre të mëparshme për shkak të bixhozit, një problem në rritje mes të papunëve në këtë zonë. Për shkak të mungesës së saj të arsimit, Mimoza thotë se ajo tashmë është e "humbur", por ajo shpreson për një të ardhme më të mirë për vajzat e saj.
 
Ashtu si shumë romë, Mimoza flet pak shqip dhe mezi lexon apo shkruan. Por, në një qendër të komunitetit që u shërben grupeve rome në Fushë-Krujë, një ndërmjetëse e trajnuar nga UNFPA punon si vullnetare dhe i ofron këshilla Mimozës si të regjistrohet në trajnime profesionale si rrobaqepëse dhe të rrisë aftësive të saj gjuhësore.
 
Kjo ndërmjetëse, Fatmira Dajlani, ka pasur luftën e saj për të hyrrë në tregun e punës. "Burri im dhe familja e tij nuk donin që unë të studjoj apo punoj, kështu që ishte shumë e vështirë për mua", thotë ajo. "Unë jam duke këmbëngulur që vajza ime të arsimohet, edhe pse burri im nuk pajtohet me këtë."

Rritja e aksesit ndaj kontraceptivëve

UNFPA ka qenë aktive në Shqipëri prej 24 vjetësh, me një fokus të veçantë në planifikimin familjar. Agjensia ndihmoi qeverinë shqiptare të zhvillojë Strategjinë e saj Kombëtare për Sigurimin e Kontraceptivëve, e cili synon të rrisë aksesin në burimet e planifikimit familjar në komunitetet e largëta dhe të margjinalizuara. Shteti shpenzon 80.000 dollarë në vit për prokurimin dhe shpërndarjen e kontraceptivëve falas: prezervativë për meshkuj, pilula, sterile dhe injeksione, në 431 qendrat shëndetësore publike në të gjithë vendin. Qëllimi i strategjisë është që të rrisë shkallën e përdorimit të kontraceptivëve modernë me 30 për qind. Niveli i përdorimit ishte vetëm 11 për qind në vitin 2008, kur është kryer anketa e fundit demografike dhe shëndetësore.

"Çdo çift, çdo grua, dhe çdo njeri mund të ketë mundësinë të zgjedhë metodën më të përshtatshme [kontraceptive] dhe t'i gjejë ato falas në sektorin publik", thotë Dr. Miranda Hajdini, Koordinatore Kombëtare e Menaxhimit Logjistik shtetëror të Sistemit të Informacionit mbi kontraceptivët (LMIS), e cila është përgjegjëse për koordinimin e shpërndarjes mbarëkombëtare të kontraceptivëve.

Puna për rritjen e aksesit në kontraceptivë përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse të tregut përfshin edhe marketingun social dhe komponentë të tregut privat të tilla si partneritet me farmacitë, si ajo në Tiranë, ku Naimja punon prej 35 vitesh. Ajo i ndihmon klientët me këshillim mbi planifikimin familjar dhe sigurohet që ata të kenë akses në disa lloje kontraceptivësh me çmime të ndryshme.

"Marketingu social ndihmon duke të siguruar që njerëzit të marrin metodën dhe markën [e kontraceptivit] që duan, në mënyrë që të planifikojnë familjet e tyre dhe të mbrojnë veten", - thotë Naimja.

Të rinjtë që edukojnë bashkëmoshatarët e tyre

Numri i të rinjve që përdorin kontraceptivë në Shqipëri është në rritje, sipas UNFPA, e cila ka nisur një iniciativë të re me aktivistë të rinj dhe edukatorë bashkëmoshatarë, të cilët ofrojnë këshillim miqësor në qendrat rinore dhe klubet e shëndetit të shkollave të mesme.

"Jam e lumtur që unë mund të ndaj informacionin me të rinjtë e tjerë, kështu që ata nuk duhet të mbështetet në informacionin që marrin në internet ose si thashetheme", thotë Blerta Shehu, 23, një anëtare e rrjetit të të rinjve të edukimit bashkëmoshatar (Youth Peer Education Network - Y-PEER). Ajo është vullnetare në një qendër rinore në Tiranë, që ofron shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues dhe këshillim për të rinjtë deri në moshën 24 vjeçare.

Të rinj të tjerë si Blerta, të trajnuar nga UNFPA, punojnë për të promovuar jetesë të shëndetshme dhe për të fuqizuar të rinjtë në mënyrë që të marrin vendime të përgjegjshme. Edhe pse çështjet e seksualitetit diskutohen më shumë dhe më hapur se dikur, shumë të rinj - madje edhe ata nga familje të pasura e më të arsimuara - ende kanë besim vetëm tek miqtë dhe, shmangia nga këshillat mjekësore të profesionistëv,e i lë ata më të prekshëm ndaj shtatzënive të padëshiruara dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST).

"Një shoqja ime, vajza 16-vjeçare e dy prindërve mjekë, mbeti shtatzënë. Ishte shumë e vështirë për ne të bisedonim me prindërit e saj në lidhje me këtë, por mjeku i qendrës na ndihmoi shumë ", thotë Marxhino Starova, një Y-PEER vullnetar në qendrën rinore në Vlorë. "Do të kishim dashur që ajo ta kishte informacionin para se të mbetej shtatzënë."

Klubet e shëndetit janë një përpjekje për të krijuar një mjedis miqësor për të rinjtë. Këto grupe vullnetare të shkollave të mesme drejtohen nga mjekët e shkollave dhe studentët, dhe inkurajohen e mbështeten nga agjensitë shëndetësore qeveritare. Ato kryejnë aktivitete ndërgjegjësimi mbi çështjet e shëndetit riprodhues në bashkëpunim me qendrat rinore, mbështetur nga UNFPA dhe Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin - Albanian Centre for Population and Development (ACPD), një OJQ filial i International Planned Parenthood Federation (IPPF).

Bela, 18 vjeç dhe miqtë e saj janë vullnetarë në klubin e shëndetit të shkollës së mesme në Tiranë. Ata që janë seksualisht aktivë thonë se koncepti mbrojtje-dyshe - parandalim i shtatzëninë dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme - e ka bërë jetën e tyre më të mirë dhe më të sigurt. "Kam pasur diskutime me mjeken e shkollës për të hequr pengesat [dhe] frikën se mos bëjmë diçka të gabuar. Përdorim mbrojtje të dyfishtë: prezervativë dhe pilula. E di që kjo është zgjidhja më e mirë për mua ", thotë Bela.

Diego Sala, 18 vjeç, ka qenë një nga studentët më aktivë në klubin e shëndetit që kur u fut aty dy vjet më parë. "U ndjeva shumë i rritur dhe përgjegjës në marrëdhëniet e mia, pasi kemi biseduar me mjeke e shkollës në lidhje me seksin," thotë ai. "Ne kemi zgjedhur të përdorin kondom dhe të dy ndihemi rehat me zgjedhjen."

Të zgjedhësh kur të kesh fëmijë

Qasja gjithëpërfshirëse e tregut (Total Market Approach) në Shqipëri mbështet edhe çiftet që duan të kenë një shtatzëni, si Afrimi dhe Kimetja, të cilët janë bërë me binjakë të lindur pr-ematurë dhe nën kujdesin e vazhdueshëm mjekësor në maternitetin e Tiranës prej mëse një muaji nga lindja e tyre.

“Fëmija është gëzimi i jetës,” - thotë Dr. Lindita Myzyri, e cila ka punuar në një qendër shëndetësore në kryeqytetin e Shqipërisë për më shumë se 15 vite. Dhjetëra gra dhe vajza qëndrojnë duke pritur çdo ditë në derën e zyrës së saj për të marrë këshillim dhe kontrceptivë. “Unë kam 400 klientë të rregullt; 60 përqind e tyre vijnë nga familje të varfra e të paarsimuara,” - thotë ajo.

Një nga pacientet e saj, Luljeta Mustafa, është 32 vjeç dhe pret fëmijën e saj të tretë, një vajzë. Kjo është një familje e madhe për Shqipërinë, ku shkalla e fertilitetit ka rënë në 1.6, më poshtë normës së zëvendësimit, sipas të dhënave të vitit 2009. Luljeta ka vendosur të fillojë përdorimin e pilulës pas marrjes së këshillimit në qendrën shëndetësore. "Jam shumë e lumtur që kam qenë në gjendje të zgjedh, së bashku me burrin tim, jo vetëm numrin e fëmijëve që donim, por edhe kur kemi dashur," - thotë ajo.

 
Foto: UNFPA/Besfort Kryeziu
Work to increase access to contraceptives through a total market approach also includes social-marketing and private-market components such as partnerships with pharmacies like the one in Tirana where Naime has now been working for 35 years. She helps advise clients on family planning and make sure they have access to a range of contraceptives at various prices. - See more at: https://eeca.unfpa.org/public/pid/16300#sthash.kQfYraIC.dpuf
Work to increase access to contraceptives through a total market approach also includes social-marketing and private-market components such as partnerships with pharmacies like the one in Tirana where Naime has now been working for 35 years. She helps advise clients on family planning and make sure they have access to a range of contraceptives at various prices. - See more at: https://eeca.unfpa.org/public/pid/16300#sthash.kQfYraIC.dpuf