Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

UNFPA dhe Euronews në Shqipëri nënshkruajnë Marrëveshje Mirëkuptimi për të zgjeruar politikat miqësore ndaj familjes në vendin e punës.

UNFPA dhe Euronews në Shqipëri nënshkruajnë Marrëveshje Mirëkuptimi për të zgjeruar politikat miqësore ndaj familjes në vendin e punës.

Lajme

UNFPA dhe Euronews në Shqipëri nënshkruajnë Marrëveshje Mirëkuptimi për të zgjeruar politikat miqësore ndaj familjes në vendin e punës.

calendar_today 22 June 2022

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit midis UNFPA dhe Euronews Albania.
Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit midis UNFPA dhe Euronews Albania.

Euronews Albania i është bashkuar projektit të UNFPA, "Më Shumë Zgjedhje", që fokusohet në zgjerimin e zgjedhjeve dhe mundësive për familjet dhe politikat gjinore në sektorin privat.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në një ceremoni në ambientet e Euronews Albania, në prani të Ambasadorit të Austrisë në Shqipëri, përfaqësuesve të Zyrës së UNFPA në Shqipëri dhe drejtuesve e stafit të Euronews.

Administratorja e Euronews Albania, Karolina Rista, theksoi rëndësinë e këtij projekti për stafin e grupit mediatik, si dhe për edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë në përgjithësi.

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Christian Steiner theksoi: "Marrëveshja e sotme me Euronews është një lajm dyfish i mirë: për të gjithë punonjësit e Euronews që të kenë një vend pune miqësor ndaj familjes, dhe për të gjithë ne, pasi një kompani mediatike e njohur mund të ndikojë pozitivisht të tjerët me eksperiencën e saj. Roli i medias është kyç për të promovuar dhe rritur ndërgjegjësimin mbi politikat miqësore ndaj familjes dhe rëndësinë e njohjes së potencialit të fuqizimit të grave."

Ndërsa Elsona Agolli, në emër të UNFPA Shqipëri, theksoi rëndësinë e këtij partneriteti duke deklaruar se "Investimi në barazinë gjinore nuk është thjesht gjëja e duhur për t'u bërë, por një gjë zgjuar për t'u bërë."

Ky bashkëpunim është pjesë e projektit rajonal të menaxhuar nga zyra e UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore  "Më shumë Zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme Gjinore për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi", i mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim me fonde nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).