Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Vendet e punës miqësore ndaj familjes si mbështetës të ndryshimeve demografike

Vendet e punës miqësore ndaj familjes si mbështetës të ndryshimeve demografike

Lajme

Vendet e punës miqësore ndaj familjes si mbështetës të ndryshimeve demografike

calendar_today 19 April 2023

Diana Dontju, Drejtoreshë Ekzekutive e Panilinos, një fabrikë torte në Moldav
Politikat e favorshme për familjen në vendin e punës bënë të mundur që Diana Dontju, Drejtoreshë Ekzekutive e Panilinos, një fabrikë torte në Moldavi, të punonte në mënyrë fleksibël pasi lindi trinjakët e saj. Fotografia: UNFPA Moldova/Eduard Bizgu.

Kur Diana Dontju, në Moldavi, mori vesh se ishte shtatzënë me trinjakë, ajo i kërkoi eprorit të saj për aplikimin e kohës fleksibël pune. Ai pranoi – kjo qasje ishte bërë e njohur gjatë pandemisë COVID-19 dhe kishte i jepte kuptim përpjekjeve për të mbajtur punonjës të aftë në pozicionet e tyre të punës.  Pas lindjes, Diana punonte nga shtëpia dhe me kalimin e kohës nisi të kthehej tri ditë në javë në zyrë për të ushtruar pozicionin e saj si Drejtoresh Ekzekutive në fabrikën e tortave “Panilino”. "Pa këto politika, do të më duhej të gjeja një kompani tjetër apo të qëndroja në shtëpi, pa punë" shprehet ajo.

 

Ndërsa fëmijët e saj rriteshin, Diana nisi t'i dërgonte në një qendër të kujdesit ditor të krijuar në mjediset e fabrikës  Panilino. "Tani, në qoftë se diçka ndodh me një nga fëmijët e mi ndërsa jam në krye të detyrës, thjesht mund të shkoj e t'i shoh ata", - thotë ajo.

 

Përvoja e saj është një përjashtim në vend të rregullit në këtë rajon, ku gratë shpesh duhet të zgjedhin midis karrierës ose familjes. Një sondazh i kohëve të fundit, i kryer nga UNFPA dhe Ministria e Punës dhe Mbrojtjes Sociale e Republikës së Moldavisë, zbuloi se 9 nga 10 gra me fëmijë nën 3 vjeç qëndrojnë në shtëpi. Mungesa e politikave miqësore ndaj familjes ka patur efekte tronditëse: njerëzit shpesh kanë më pak fëmijë sesa duan, duke i ulur normat e lindjeve. Përveç kësaj, bizneset — që tashmë po ndeshen me një grup të zvogëluar punëtorësh për shkak të emigrimit — nuk përfitojnë nga aftësitë e grave që nuk janë në gjendje të ri hyjnë në forcën punëtore pas lindjes.

 

Nëpërmjet një programi të financuar nga Austria që mbështet politikat gjinore - reaguese të familjes në Moldavi dhe Ballkan, UNFPA këshilloi drejtuesit e Panilino se si të zhvillojnë politika miqësore në vendet e punës dhe për këtë një grant për të ndihmuar për hapjen e qendrës së kujdesit ditor (kopshtit). Dëshmitë tregojnë se politika të tilla — si në nivel kombëtar, ashtu edhe ato të zbatuara nga sektori privat, janë mjete të fuqishme për të ulur normat diskriminuese gjinore dhe për të rishpërndarë punën e kujdesit të prindëror të papaguar në mënyrë që si burrat, ashtu edhe gratë të mund t'i realizojnë aspiratat e tyre të karrierës pa pasur më parë fëmijë. Ndërsa qëllimi kryesor është që më shumë njerëz të arrijnë të balancojnë punën dhe jetën familjare, duke ndihmuar njëkohësisht  në  të lehtësimin e presionit mbi të rinjtë për të kërkuar mundësi pune jashtë vendit.

 

Shqipëria është një tjetër vend në rajon që ka aplikuar politika miqësore ndaj familjes, të cilat përfshijnë përfitime gjeneroze të lejes prindërore, si për gratë, ashtu edhe për burrat. Megjithatë, edhe pse në dispozicion të tyre, burrat që përfitojnë nga leja e lindjes janë të paktë. Në Evropën Juglindore, vetëm 3 përqind e burrave pohojnë se kanë marrë leje lindjeje.

 

Përvoja e Ardit Dakshit na sugjeron të paktën një arsye pse. Puna e tij si inxhinier sistemesh në Tiranë e bëri më të lehtë për të që të punonte nga shtëpia kur bashkëshortja e tij lindi binjakë. "Në fillim, bashkëpunëtorët e mi qeshën me mua," tha ai. Megjithatë, shtoi ai, "Kur kolegët e mi panë të gjitha përfitimet, nisën të përdornin gjithashtu lejen e lindjes."

 

Popullsia e shumë vendeve në Evropën Lindore dhe Qendrore po bie me ritme të shpejta. Qeveritë janë të shqetësuara se pa shumë lindje dhe në mungesë të numrave për shkak të emigracionit, ekonomitë e tyre do të nisin të përkeqësohen pasi nuk do të ketë mjaftueshëm punëtorë të rinj për të kontribuar në skemat e mbështetjes sociale, prej të cilave varen tërësisht popullsitë e tyre në plakje.

 

Disa vende kanë përdorur incentivat qeveritare për të inkurajuar njerëzit që të kenë më shumë fëmijë. Stimujt ndryshojnë gjerësisht dhe përfshijnë pagesat për familjet që kanë më shumë fëmijë, heqjen e taksave për familjet e mëdha, strehimin dhe subvencionet blerjes së makinave, si dhe gjithashtu shpërblimet për nënat me më shumë se pesë fëmijë dhe përvoja me "shpërblimet për foshnjat" tregon se stimujt me para në dorë ose rimbursimin e taksave nga vetë ata, veçanërisht kur janë modeste, kanë një ndikim të papërfillshëm në normat e pjellorisë në afat të gjatë.

 

Një politikë miqësore/e përshtatshme i ndihmon çiftet të përballojnë punën dhe familjen që të mund të kenë numrin e dëshiruar të fëmijëve. Studimet dhe faktet mbështesin të dhënat se një mjedis pune që aplikon politikat miqësore familjare, lejet e lindjes dhe anti-diskriminimin, gratë dhe vajzat kanë më shumë mundësi për të ndjekur karrierën e tyre dhe burrat më shumë përgjegjësi në familje. “Marrja e lejes së lindjes më dha mundësinë të krijoja një lidhje të fortë me vajzat e mia, dhe kjo është gjëja më e rëndëisshme që kam bërë ndonjëherë në jetën time”, thotë Aditi.

 

 

Ndërsa Diana, teksa merr një telefonatë në Zoom, djali i saj Aleksandri, i hipën në prehër. “Ai ishte pak i sëmurë sot, kështu që e mora me vete në zyrë. Nuk do të mund ta bëja këtë nëse punëdhënësi im nuk do të kishte aplikuar politikat miqësore për familjen”. Për Dianën dhe Arditin, kushtet e punës me orar fleksibël dhe adaptuese kanë bërë ndryshimin e madh në jetën e tyre.