Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Workshop mbi demografinë dhe moshimin - Prioritete dhe sfida për Shqipërinë

Workshop mbi demografinë dhe moshimin - Prioritete dhe sfida për Shqipërinë

Lajme

Workshop mbi demografinë dhe moshimin - Prioritete dhe sfida për Shqipërinë

calendar_today 20 January 2025

Pjesëmarrësit në Workshop-in mbi demografinë dhe moshimin
©UNFPA

UNFPA organizoi workshop-in e dytë me Grupin Parlamentar për Popullsinë, me fokus Çështjet e Demografisë dhe Moshimit në Shqipëri.

UNFPA ka si qëllim të forcojë kapacitetet e parlamentarëve në analizimin e situatës demografike dhe sfidave me të cilat përballet Shqipëria, duke zbërthyer çdo çështje dhe diskutuar rreth masave që duhen marrë në përmirësimin e politikave.

Në këtë takim, morën pjesë përfaqësues nga UNFPA Shqipëri, ACPD, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Shërbimi Social Shtetëror dhe Instituti i Shëndetit Publik.

Shqipëria po përballet me sfida të tilla si mplakja e popullsisë, rënia e lindshmërisë dhe emigracioni. Në këtë workshop, fokusi kryesor ishte moshimi dhe masat që duhen ndërmarrë për të siguruar një jetë me dinjitet dhe përfshirje aktive për të moshuarit. 

Dr. Manuela Bello, Drejtuese e Zyrës së UNFPA në Shqipëri, theksoi se moshimi përfaqëson një indikator të zhvillimit dhe një fenomen global. Ajo vuri në dukje se Shqipëria ka nevojë për një strategji të re kombëtare mbi moshimin për periudhën 2025-2030. Sipas saj, ndërhyrjet e qëndrueshme dhe mbështetja nga institucionet dhe partnerët janë thelbësore.

Deputetja Klodiana Spahiu (majtas) dhe Drejtuesja e Zyrës së UNFPA në Shqipëri, Manuela Bello (djathtas))
Deputetja Klodiana Spahiu (majtas) dhe Drejtuesja e Zyrës së UNFPA në Shqipëri, Manuela Bello (djathtas) 

©UNFPA

Ndërkohë, Prof. Arjan Gjonça nga London School of Economics, analizoi ndikimin e emigracionit dhe rënies së lindshmërisë në strukturën demografike të vendit. Ai theksoi se lindshmëria e ulët dhe migracioni janë faktorë kryesorë të mplakjes së popullsisë dhe se mbajtja e një balance midis këtyre fenomeneve mbetet jetike.

Profesor Arjan Gjonça i ulur në tryezën e takimit, po skruan në laptopin e tij
Prof. Arjan Gjonça  ©UNFPA

Për më tepër, në fokus ishte edhe çështja e moshimit aktiv dhe kujdesit afatgjatë, ku ekspertët evidentuan, përmes statistikave dhe shembujve praktikë, nevojën për zgjerimin e aksesit në kujdesin afatgjatë dhe përmirësimin e shërbimeve sociale për grupmoshën 65+. Në Shqipëri, aktualisht ka 474,000 pensionistë, nga të cilët 90,000 janë me aftësi të kufizuara. Gjatë diskutimit u theksua se izolimi social dhe varfëria ekstreme janë sfida që kërkojnë veprime konkrete.

Sa i përket politikave familjare dhe rritjes së lindshmërisë, Dr. Elona Gjebrea deklaroi se stimulimi i familjeve të reja dhe mbështetja e zgjatur sociale janë thelbësore. Sipas saj, bonusi i lindjes nuk mjafton dhe nevojiten masa të tjera si ulja e orëve të punës dhe krijimi i mjediseve miqësore për familjen.

Elona Gjebrea, drejtuese e ACPD, ulur në tavolinën e diskutimit
Dr. Elona Gjebrea, Drejtuese e ACPD ©UNFPA

Një prej përfundimeve të workshopit ishte nevoja për veprime konkrete në nivel lokal dhe kombëtar. Dr. Alban Ylli nga ISHP propozoi rritjen e popullsisë rezidente në Shqipëri përmes politikave të mirë-targetuara. Ekspertët gjithashtu mbështetën idenë e zhvillimit të një strategjie ndërministrore për të adresuar sfidat e moshimit.

Dr. Alban Ylli në tryezën e diskutimit
Dr. Alban Ylli ©UNFPA

Diskutimet u përmbyllën me theksin mbi domosdoshmërinë e planeve afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për adresimin e çështjeve demografike. Mbështetja në terren dhe monitorimi i vazhdueshëm i masave u konsideruan jetike. UNFPA siguroi angazhimin për të vijuar mbështetjen për çështjet e popullsisë dhe moshimit në Shqipëri.

Ky workshop riafirmoi rëndësinë e trajtimit të moshimit dhe çështjeve demografike si prioritete në agjendën kombëtare, për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe një shoqëri gjithëpërfshirëse.