Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Çfarë ka ndryshuar? – Parandalimi i Kancerit të Qafës së Mitrës në Shqipëri

Çfarë ka ndryshuar? – Parandalimi i Kancerit të Qafës së Mitrës në Shqipëri
Çfarë ka ndryshuar? – Parandalimi i Kancerit të Qafës së Mitrës në Shqipëri

Botuesi

UNFPA Albania

Numri i faqeve

8

Author

UNFPA Albania

Raporte dhe dokumenta teknike

Çfarë ka ndryshuar? – Parandalimi i Kancerit të Qafës së Mitrës në Shqipëri

Data e publikimit

11 November 2019

Download Icon

Kanceri i qafës së mitrës në Shqipëri është një problem i shëndetit publik. Se bashku me kancerin e mitrës, eshte kanceri i dytë më i shpeshtë mes grave të moshës riprodhuese (15-49 vjeç), vetëm pas kancerit të gjirit, kryesisht për shkak të rritjes karakteristike të rrezikut në moshën e mesme. Prirjet e lidhura me sjelljen seksuale ne Shqiperi flasin për një rritje të mundshme të këtij kanceri në mungesë të strategjive parandaluese. Sipas të dhënave zyrtare kombëtare, niveli mesatar i vdekshmërisë së kancerit të qafës së mitrës për periudhën 2013-2017 në Shqipëri ishte 2.9 / 100,000 dhe niveli i incidencës për vitin 2015 (vitin e parë kur regjistri kombëtar i kancerit ka filluar të funksionojë) është 9.2 / 100,000 (Raporti Kombëtar i NCD).

Raporti vdekshmëri / incidencë për kancerin e qafës së mitrës në Shqipëri është 32%. Incidenca e tij e standardizuar është më e ulët në krahasim me vendet e Evropës Juglindore, por shumë më e lartë se vendet e Mesdheut Lindor.

Ky kancer ka një potencial të madh për parandalim, me ndërhyrjet shendetësore që pritet të rezultojnë në përfitimin e një numri vitesh të shëndetshme të jetës. Vlerësohet se çdo vit në Shqipëri 2,000-3,000 vite jetë të shëndetshme dhe produktive humbasin nga sëmundja e lidhur me kancerin e qafës së mitrës dhe vdekja. Sipas një vlerësimi, kanceri i qafës së mitrës i ka kushtuar shoqërisë shqiptare të paktën gjashtë milion dollarë amerikanë në vit, për shkak të humbjes së produktivitetit dhe kostove të lidhura me sistemin shëndetësor. Kostot afatgjata, të lidhura me familjen dhe shoqërinë, mund ta rrisin më tej këtë shifër.

Para vitit 2010, ndërhyrjet në fushën e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës nuk ishin sistematike ose të qëndrueshme. Gjatë dekadës së fundit, përpjekjet filluan të koordinohen më mirë dhe të integrohen në politikat kombëtare te shëndetit. Një numër i analizave të bazuara në sistemin shëndetësor, ndërtimi i kapaciteteve, aktivitetet e ndërgjegjësimit, hartimi i politikave dhe përgatitja e udhëzimeve janë realizuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), Spitalet Universitare (SU) në partneritet me Agjensitë e Kombeve të Bashkuara ose të Bashkimit Evropian.

Në fund të Janarit 2019, Qeveria Shqiptare mori vendimin e rëndësishëm për krijimin e programit të parë kombëtar të organizuar për depistimin ekancerit te qafës së mitrës.
Programi fillestar synon gratë 40-50 vjeç. Synimi është tu sigurojmë të gjitha grave në këtë grupmoshë teste të ekzaminimit per Hr-HPV, si pjesë e ekzaminimeve rutine të ofruara në qendrat e kujdesit shëndetësor parësor.

Për të minimizuar ngarkesën e shtuar të punës që sjell çdo program depistimi, infermierët në shërbimet e KSHP po marrin më shumë përgjegjësi nga mjekët e përgjithshëm. Për më tepër, testet e depistimit të bazuara në vetë marrjen e mostrave janë shumë praktike për gratë dhe garantojnë ngarkesë minimale të punës për ofruesit e sherbimeve.

Megjithëse ekziston një vaksinë efektive kundër HPV dhe administrimi i saj tek vajzat e moshës para pubertetit është i rëndësishem, eshte provuar se vaksinimi i vetëm ngelet i pamjaftueshëm. Për të arritur me sukses eliminimin e kancerit të qafës së mitrës si një problem të shëndetit publik, brenda kohës sa më të shkurtër dhe me ndikim maksimal, duhet të aplikohet një kombinim i vaksinimit intensiv, depistimit në shkallë te gjere dhe trajtimit.