Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Fuqizimi dhe zgjerimi i rrjetit "Zëri i të rinjve" - Bashkia Shkodër - Histori suksesi

Fuqizimi dhe zgjerimi i rrjetit "Zëri i të rinjve" - Bashkia Shkodër - Histori suksesi
Fuqizimi dhe zgjerimi i rrjetit "Zëri i të rinjve" - Bashkia Shkodër - Histori suksesi

Botuesi

UNFPA & Observatori - me mbështetjen e Fondit për Rezultate të Përbashkëta nga UN DOCO

Numri i faqeve

8

Author

"Zëri i të Rinjve" - Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve

Raport situate

Fuqizimi dhe zgjerimi i rrjetit "Zëri i të rinjve" - Bashkia Shkodër - Histori suksesi

Data e publikimit

17 September 2018

Download Icon

Edhe pse rinia në Shqipëri është pjesë e programit dhe politikave të qeverisë dhe citohet si grup prioritar në dokumenta të veçantë të hartuar për këtë qëllim, aktivizimi i të rejave dhe të rinjve në praktikë dhe përfshirja e tyre në bashkëqeverisje, kërkon gërshetim të vëmendjes, veprimeve dhe burimeve - sidomos nanciare - të dedikuara realisht nga qeverisja qendrore në bashkëpunim me atë vendore. Misioni i Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë 2015-2020, qartësisht evidenton nevojën për “përmirësim të cilësisë së jetës së të rejave e të rinjve dhe forcim të statusit të tyre, përmes zhvillimit të më shumë mundësive në edukim, punësim, shëndetësi, kulturë, si dhe rritje të pjesëmarrjes së plotë të tyre në shoqëri dhe vendimmarrje”.

Bashkia Shkodër, është një nga njësitë e vetëqeverisjes vendore që nuk ka humbur kohë për hedhjen e hapave konkretë në këtë drejtim. Të rejat dhe të rinjtë janë grup i synuar dhe prioritet për këtë bashki, pasqyruar si në plane të përgjithshme e të veçanta, ashtu edhe në shifra konkrete, të buxhetuara e shpenzuara rregullisht këto tre vitet e fundit.

Kjo analizë u realizua në kuadër të zbatimit të programit "Për ngritjen, koordinimin dhe zgjerimin e platformës advokuese të shoqërisë civile mbi çështjet e Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD) dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs)'' në bashkëpunim me stafin e Bashkisë Shkodër, që ka mundësuar të dhënat ndër vite mbi aktivitetet dhe buxhetin e planifikuar dhe realizuar për të rejat dhe të rinjtë. Publikimi u realizua nën projektin e përbashkët me mbështetjen e Fondit për Rezultate të Përbashkëta nga UN DOCO.