Gjëndeni këtu

Trendet demografike të dekadave të fundit, në veçanti rritja e numrit të popullsisë në moshë pune dhe rënia e nivelit të fertilitetit, kanë hapur një dritare mundësie për vendet e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore. Nëse ato bëjnë investimet e nevojshme dhe ndryshimet e duhura në politika, këto vende mund të përfitojnë nga dividenti demografik - potenciali i rritjes ekonomike që mund të rezultojë nga nddryshimet në strukturën e moshës së popullsisë, kur përpjestimisht ka më shumë njerëz në në fuqinë punëtore dhe më pak të varur nga ata që punojnë.
 
Një element i rëndësishëm në realizimin e dividendit demografik është të sigurohemi që brezi i tanishëm i të rinjve - rreth 23% e popullsisë së rajonit - të pajisen me arsimin, aftësitë dhe të kenë shëndetin që i nevojitet për të përkthyer realitetin demografik të sotëm në prosperitet ekonomik dhe social të së nesërmes.
 
Ky informacion mbi investimet që vendet duhet të bëjnë në popullatat e tyre në moshë të re është një shtojcë specifike për rajonin siç paraqitet në raportin mbi Gjendjen e Popullsisë së Botës 2014. Botuar nga UNFPA, Fondi i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara, ky raport global tregon se si investimi tek të rinjtë nuk është vetëm një domosdoshmëri për respektimin e të drejtave të njeriut, por ka edhe një kuptim ekonomik.