Normat e martesës së fëmijëve janë të ulëta në Shqipëri, por ato gjenden si praktika në mes të romëve dhe në disa zona të izoluara rurale.
Martesa e fëmijëve është një fenomen gjinor që prek vajzat dhe djemtë në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi, numri i djemve në martesat e hershme në mbarë botën është dukshëm më i ulët se ai i vajzave. Ndërsa fëmijë-vajza të martuara janë të prekura edhe
nga dhuna në familje dhe abuzimi seksual brenda marrëdhënieve të pabarabarta dhe, nëse janë shtatzëna, shpesh kalojnë ndërlikime gjatë shtatzënisë dhe lindjes, pasi trupat e tyre nuk janë të gatshme për të lindur fëmijë.