Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Raport i paekuilibruar midis dy sekseve në Shqipëri

Raport i paekuilibruar midis dy sekseve në Shqipëri
Raport i paekuilibruar midis dy sekseve në Shqipëri

Botuesi

UNFPA, World Vision

Numri i faqeve

105

Author

UNFPA, World Vision

Publikime

Raport i paekuilibruar midis dy sekseve në Shqipëri

Data e publikimit

01 January 2012

Download Icon
Ky raport shqyrton çështjen e pabarazive midis sekseve dhe zgjedhjen e seksit në kontekstin e strukturës së popullsisë shqiptare. Ai synon të adresojë tre pyetje kyçe: 1) Cila është gjendja në lidhje me disbalancën midis sekseve në lindje në Shqipëri? 2) Si është arritur kjo përzgjedhje gjinore në kushtet specifike të vendit? Dhe 3) Pse ekziston sot në Shqipëri disbalanca midis sekseve në lindje?
 
Analiza demografike e hulumtimit të kryer për këtë studim ka konfirmuar se preferenca e djalit është një tipar dallues i strukturës së popullsisë në Shqipëri, me sjelljet e fertilitetit të përcaktuara qartë nga konsiderata të forta gjinore. Bazuar në gjetjet e këtij studimi, autorët gjithashtu ofrojnë një numër rekomandimesh në lidhje me përmirësimin e gjendjes së pabarazive gjinore në lindje dhe zgjedhjen e seksit në shoqërinë shqiptare në vitet e ardhshme.
 
Këto rekomandime theksojnë në veçanti nevojën për koordinim rajonal, monitorim cilësor të tendencave dhe diferencave me preferencë mashkullore në lindje dhe analiza të mëtejshme të faktorëve socialë dhe ekonomikë dhe kushteve të sjelljeve selektive seksuale. Ka ardhur koha për fillimin e një dialogu më të gjerë mbi pabarazitë e lindjeve në Shqipëri, duke përfshirë të gjitha palët e interesit dhe duke marrë parasysh opsionet e politikave për zvogëlimin e diskriminimit gjinor para lindjes.