Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Sfidat Demografike dhe Shëndetësore të Shqipërisë në Shekullin 21

Sfidat Demografike dhe Shëndetësore të Shqipërisë në Shekullin 21
Sfidat Demografike dhe Shëndetësore të Shqipërisë në Shekullin 21

Botuesi

UNFPA

Numri i faqeve

142

Author

Dr Arjan Gjonça, Dr Genc Burazeri, Dr Alban Ylli

Publication

Sfidat Demografike dhe Shëndetësore të Shqipërisë në Shekullin 21

Data e publikimit

25 January 2021

Një analizë e detajuar mbi Sfidat Demografike dhe Shëndetësore me të cilat përballet Shqipëria në Shekullin 21 hartuar nga një grup ekspertësh në fushat e demografisë dhe shëndetit publik. Nga këndvështrimi shkencor, ky raport ka një rëndësi të veçantë, sepse nxjerr në pah sfidat më emergjente të Shqipërisë, si edhe tenton të japë rekomandime mbi hartimin dhe zbatimin e disa politikave të integruara gjithëpërfshirëse si një mënyrë për t’u përballur me këto sfida, politika jo vetëm për shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve, por edhe për nënat e tyre.

 

Raporti nxjerr në pah nevojën për t’u përqendruar tek potenciali i të rinjve në vend nëpërmjet politikave zhvillimore, jo vetëm për të ndaluar migracionin, por edhe për të ngadalësuar procesin e mplakjes së popullsisë. Raporti gjithashtu thekson se fokusi tek të moshuarit duhet të përbëjë një axhendë të re për kujdesin shëndetësor dhe social, se popullsia e Shqipërisë po plaket me ritme shumë të larta. Raporti nuk le më pas vëmendjen ndaj të drejtave të njeriut dhe të drejtave të shëndetit riprodhues. Duke adresuar rregullimin e abortit, ndalimin e abortit për shkak të gjinisë, si edhe fuqizimin e vendimarrjes së gruas në të gjitha aspektet e jetës, ky raport nënvizon rëndësinë e të drejtave të shëndetit riprodhues si pjesë e të drejtave të njeriut.