Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

TË BUXHETOJMË PËR RININË ME RININË - BASHKIA KORÇË

TË BUXHETOJMË PËR RININË ME RININË - BASHKIA KORÇË
TË BUXHETOJMË PËR RININË ME RININË - BASHKIA KORÇË

Botuesi

UNFPA & Observatori - mbështetur nga Fondi për Rezultate të Përbashkëta nga UN DOCO

Numri i faqeve

14

Author

"Zëri i të Rinjve" - Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve

Fletë faktesh

TË BUXHETOJMË PËR RININË ME RININË - BASHKIA KORÇË

Data e publikimit

16 November 2018

Download Icon

Rinia në Shqipëri është pjesë e programit dhe politikave të qeverisë dhe citohet si grup prioritar në dokumente të veçantë të hartuar për këtë qëllim. Ofrimi i një tërësie shërbimesh dhe informacionesh edukuese në fushën e shëndetësisë, arsimit, punësimit, zhvillimit ekonomik, kulturës, sportit, argëtimit, mjedisit e vullnetarizmit, si dhe angazhimi i rinisë në proceset planifikuese e vendimmarrëse, është domosdoshmëri. Këto shërbime mund dhe duhet të ofrohen kryesisht nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore (bashkitë), të cilat janë më afër qytetarëve dhe njohin më mirë nevojat e tyre. Të rejat dhe të rinjtë duhet të jenë pjesë e iniciativave planifikuese e zhvilluese të ndërmarra si në nivel qendror, ashtu edhe nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, sidomos nga bashkitë. 

Kjo analizë u realizua në kuadër të zbatimit të programit "Për ngritjen, koordinimin dhe zgjerimin e platformës advokuese të shoqërisë civile mbi çështjet e Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD) dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs)'' në bashkëpunim me stafin e Bashkisë Fier, që ka mundësuar të dhënat ndër vite mbi aktivitetet dhe buxhetin e planifikuar dhe realizuar për të rejat dhe të rinjtë. Publikimi u realizua nën projektin e përbashkët me mbështetjen e Fondit për Rezultate të Përbashkëta nga UN DOCO.