Ky studim synon të kuptojë situatën aktuale, sfidat dhe problematikat e zbatimit të politikave miqësore për familjen dhe barazinë gjinore, duke ofruar rekomandime për të përmirësuar
situatën në të ardhmen.
Për realizimin e studimit u aplikua një metodologji e kombinuar, e cila përfshiu intervista të stukturuara me rreth 700 punonjës të sektorit privat e publik në të gjithë vendin; rreth 200 intervista me biznese në nivel kombëtar, grupe diskutimi me gratë e papuna e me fëmijë të vegjël; intervista të thelluara me bizneset si dhe me institucionet qeveritare qendrore e lokale.
Mbledhja e të dhënave u realizua gjatë periudhës dhjetor 2021 - janar 2022.
Kjo është një përmbledhje e gjetjeve parë nga këndvështrimi i bizneseve.
Gjetjet e këtij studimi janë përfaqësuese në nivel kombëtar.