Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Moshimi

Moshimi

Moshimi

Bota po plaket me shpejtësi. Njerëzit e moshës 60 vjeç e lart përbëjnë 12.3 për qind të popullsisë globale dhe, deri në vitin 2050, ky numër do të shkojë në gati 22 për qind.

Plakja është një triumf i zhvillimit: Njerëzit jetojnë më gjatë për shkak të ushqimit më të mirë, kushteve më të mira të jetesës, kujdesit shëndetësor, arsimimit dhe mirëqenies ekonomike. Megjithëse një botë e moshuar paraqet sfida sociale dhe ekonomike, politikat e duhura mund t'i japin mundësi individëve, familjeve dhe shoqërive t'i adresojnë këto sfida me sukses.

UNFPA në Shqipëri punon për të rritur ndërgjegjësimin për plakjen e popullsisë dhe nevojën për të shfrytëzuar mundësitë dhe adresuar sfidat që sjell ajo. Gjithashtu, nëpërmjet kërkimit shkencor dhe partneritetit me akademinë dhe ekspertë të fushës, UNFPA tenton të përdorë të dhënat për të siguruar një bazë solide për politikat dhe planifikimin dhe ndihmon institucionet shtetërore të sigurohen që çështjet e plakjes të integrohen në programet kombëtare të zhvillimit dhe strategjitë e reduktimit të varfërisë.