Go Back Go Back
Go Back Go Back
Go Back Go Back

Botohet libri me 10 histori personale: Thyerja e tabuve mbi seksualitetin dhe prindërimin e personave me aftësi të kufizuara

Botohet libri me 10 histori personale: Thyerja e tabuve mbi seksualitetin dhe prindërimin e personave me aftësi të kufizuara

Lajme

Botohet libri me 10 histori personale: Thyerja e tabuve mbi seksualitetin dhe prindërimin e personave me aftësi të kufizuara

calendar_today 12 December 2024

Persona me aftësi të kufizuar ulur në tryezën e diskutimit, gjatë prezantimit të librit me 10 histori
Tryeza e diskutimit gjatë prezantimit të librit me 10 histori të personave me aftësi të kufizuara

Seksualiteti, marrëdhëniet intime dhe prindërimi për personat me aftësi të kufizuara mbeten tema tabu në shoqërinë shqiptare. Megjithatë, disa prej nesh, kanë kapërcyer paragjykimet dhe diskriminimin, duke mundur të krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme, të gëzojnë jetë seksuale dhe të bëhen prindër.

Përmes një përmbledhjeje me dëshmi jete, u sollën sot historitë e 10 personave me aftësi të kufizuara, që ndanë përvojat e tyre mbi dashurinë, intimitetin dhe prindërimin. 

Ky publikim, me dëshmi të personave me aftësi të kufizuara, është i pari i këtij lloji që sjell në vëmendje marrëdhëniet intime dhe prindërimin në kontekstin e shoqërisë shqiptare.

Dr. Manuela Bello, Drejtuesja e Zyrës së UNFPA Shqipëri, nënvizoi ‘Rëndësinë e adresimit të sfidave që personat me aftësi të kufizuara hasin, e bashkërisht të kontribuojmë në uljen e paragjykimeve dhe të inkurajojmë personat me aftësi të kufizuara, të përmbushin ëndrrat e tyre kur bëhet fjalë për prindërimin dhe marrëdhëniet. Në të njëjtën kohë, shpresojmë që ky botim të shërbejë si një mjet nxitës për vendimmarrësit në përmirësimin e ligjit, politikave dhe praktikave që kanë të bëjnë me shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese të personave me aftësi të kufizuara, në linjë dhe me Konventën e OKB-së, ratifikuar nga Shqipëria, për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara’.Drejtuesja e Zyrës së UNFPA në Shqipëri, Manuela Bello, Drejtuesja e Fondacionit Së Bashku, Suela Lala dhe Kristiana LeePublikimi synon të vërë në fokus temën e seksualitetit, marrëdhënieve intime dhe prindërimit për personat me aftësi të kufizuara. Tema konsiderohet ende tabu në shoqërinë shqiptare për shkak të perceptimeve të rrënjosura se personat me aftësi të kufizuara janë vulnerabël nga ana shëndetësore dhe konsiderohen si aseksualë nga pjesa tjetër e popullsisë.

UNFPA në bashkëpunim me Fondacionin Së Bashku organizoi forumin advokues mbi shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese për personat me aftësi të kufizuara. Ky forum solli jo vetëm zërat, përvojat dhe sfidat e personave me aftësi të kufizuara, por edhe krijoi një mjedis diskutimi me vendimmarrësit, organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë mbi hapat që duhen ndërmarrë për të siguruar më shumë barazi në aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore cilësore për personat me aftësi të kufizuara edhe në fushën e shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese.

Ky bashkёpunim erdhi si pjesë e Programit të Përbashkët të United Nations Albania "Askush Të Mos Mbetet Pas", që mbështetet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim - Swiss Development & Cooperation dhe zbatohet nga katër agjenci të OKB-së UNDP Albania , UNFPA Albania, UNICEF Albania dhe UN Women Albania në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e aktorë të tjerë kyç në vend.

Të ngjashme